UNISOLAR

Report Abuse

Unisolar Logo

Unisolar LLC, është themeluar në Janar të vitit 2021, nga inxhinierët e energjisë elektrike dhe të asaj së ripërtrishme: Z.Bujar Guci dhe Z.Kadri Krasniqi në Gjakovë, Kosovë. Unisolar LLC u themelua duke parë nevojën për një kompani serioze, e cila do të ishte më pranë klientëve në fushën e energjisë të ripërtrirshme. Në një kohë të shkurtur kompania Unisolar L.L.C. u bë lidere në fushën e energjisë të ripërtrirshme në Kosovë dhe rajon.

Duke u bazuar në përvojat e mëhershme personale në sisteme energjetike dhe duke pasur të gjitha kualifikimet e nevojshme europiane për sistemet fotovoltaike, të dy bashkëthemeluesit themeluan kompaninë Unisolar L.L.C., me synimin që t’i arrinte majat e një biznesi të suksesshëm në fushën e energjisë së ripërtrishme në Kosovë e më gjërë.

Kompania jonë ka instaluar mbi 5 MWp sisteme fotovoltaike vetëm gjatë kësaj periudhe 2021 - 2022, duke përfshirë këtu sistemet fotovoltaike për vet-konsum. Poashtu, kompania është zgjeruar edhe më tutje, me hapjen e kompanive simotër në Maqedonin Veriore me seli në Shkup, dhe në Shqipëri me seli në Tiranë.

Kompania jonë po avancon shumë në intensifikimin dhe mobilizimin e klientëve për benefitet e përdorimit të teknologjive te gjelbërta dhe vetëdijësimin e ruajtjes së ambitentit. Kjo arrihet me anë të produkteve sa më kualitative në tregun botëror, të tilla si brendet me të cilat ne bashkëpunojmë si: AE SOLAR GMBH dhe GROWATT NEW ENERGY.

Harta

Informacione e kontaktit

Kontaktoni kompaninë