Anëtarët Premium

Aplikoni tani për anëtarësim:



Personi kontaktues në OEGJK

Greta Kazia

Menaxhere e financave, resurse njerëzore dhe organizim

Nëse jeni të interesuar të bëheni anëtar i OEGJK-së, ju lutemi plotësoni formularin. Pas një vlerësimi të shkurtër, do të ju kontaktojmë sa më shpejt të jetë e mundur.

Ju lutem shikoni edhe dokumentet vijuese, në të cilat mund të gjeni informacione të tjera rreth OEGJK-së dhe anëtarësisë suaj:

PËRFITIMET E ANËTARËSISË

Qëllimi i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) është të kontribuojë në përmirësimin e kushteve dhe zhvillimeve ekonomike në Kosovë. Për këtë qëllim, ne ofrojmë ndihmë dhe mbështetje për kompanitë në mënyra të ndryshme:

Rrjeti

Krijojmë kontakte mes anëtarëve tanë dhe kontakteve të tjera për t'ju ndihmuar në mënyrë efikase në biznesin tuaj.

Informacione

OEGJK ju ofron informacione në lidhje me tregun përkatës, që ju ndihmojnë të njihni dhe analizoni veçoritë e tij.

Shërbimet

Ne ofrojmë anëtarëve tanë një shumëllojshmëri shërbimesh që do t'ju ndihmojnë të zgjeroni biznesin tuaj.

Njohshmëri

Prezantimi i kompanisë tuaj në faqen tonë të internetit, që ju mundëson zgjerimin e bazës së klientëve dhe rrjetit të biznesit tuaj.

Marrëdhënie me publikun

Ne mundësojmë krijimin e banerave në faqen tonë të internetit dhe publikimin e njoftimeve në buletinat tona të lajmeve dhe mediat shtypur.

dhe shumë të tjera!

Përveç përfitimeve të përmendura më sipër, anëtarësimi në KDWV sjell shumë përfitime të tjera, për të cilat ne do t'ju informojmë me kënaqësi.