Clean Call Alliance

Clean Call Alliance (CCA) është rrjet i qendrave të thirrjeve që është themeluar në maj të vitit 2022 me iniciativën e Ambasadës Gjermane në Prishtinë, Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV) dhe me mbështetjen e GIZ -Bashkëpunimi Ndërkombëtar Gjerman.

Aktualisht, CCA ka 6 anëtarë aktiv, duke përfshirë Webhelp, Teleperformance, Baruti, Evrotarget, Sutherland dhe Speeex. 

Misioni i përgjithshëm i kësaj iniciative është promovimi i Kosovës në përgjithësi dhe shërbimit ndaj klientëve përmes kompanive që operojnë në sektorin BPO në Kosovë, në mënyrë që të kontribuojnë në ndikimin pozitiv të këtij sektori në vend dhe të luftojnë qendrat e thirrjeve që ndjekin veprimtari të paligjshme.

Ky rrjet synon të jetë zëri i sektorit të BPO / shërbimit ndaj klientëve dhe të edukojë shoqërinë rreth punës dhe kontributit pozitiv të këtij sektori në vendit. Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare këshillon këtë rrjet të qendrave të thirrjeve - Clean Call Alliance (CCA).

Personi kontaktues në OEGJK

BESARTA HYSENI

Udhëheqëse e departamentit për mbështetje dhe shërbime të anëtarëve
dhe Këshilltare për Arsimin Professional dual

Anëtarët e Clean Call Alliance

Na kontaktoni