Fintech Kosova (FI-KS)

FinTech Kosovo (FI-KS) u themelua në vitin 2024, si rezultat i bashkëpunimit të katër kompanive inovative FinTech në Kosovë: Numarics, OneFor, Swinto, dhe Paysera. Kjo iniciativë mbështetet nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV-OEGJK), duke krijuar një rrjet dinamik të kompanive anëtare brenda OEGJK.

Misioni
FI-KS është e përkushtuar të nxisë potencialin e Kosovës në shërbimet financiare, sigurinë kibernetike dhe pajtueshmërinë me ligjet. Vizioni ynë është të bashkojmë njëtrajtësisht teknologjinë dhe financat, duke nxitur inovacionin dhe ndërtuar një komunitet, ku inovatorët financiarë dhe të teknologjisë, investitorët dhe vizionarët bashkohen për të ridefinuar shërbimet financiare.

Veprimtaritë
Duke shfrytëzuar fuqinë transformuese të teknologjisë, FI-KS po formëson një ekosistem financiar më gjithëpërfshirës, më efikas dhe më rezistent. Synojmë të fuqizojmë individët, të stimulojmë rritjen ekonomike dhe të hapim mundësi të reja për mirëqenie dhe përparim.

Bëhuni Pjesë e FinTech Kosovo
Nëse jeni anëtarë i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe jeni të interesuar të bëheni pjesë e FinTech Kosovo, ju ftojmë të plotësoni Formularin e Aplikimit.

Për më shumë informacione, vizitoni faqen tonë të internetit dhe ndiqni rrjetet sociale të FinTech Kosovo.

Kryesues

Kristian Kabashi

Kryesuesi i Fintech Kosovo

Na kontaktoni