Rrjetet tona

Clean Call Alliance (CCA) është rrjet i qendrave të thirrjeve që është themeluar në maj të vitit 2022 me iniciativën e Ambasadës Gjermane në Prishtinë, Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV) dhe me mbështetjen e GIZ -Bashkëpunimi Ndërkombëtar Gjerman.

Misioni i përgjithshëm i kësaj iniciative është promovimi i Kosovës në përgjithësi dhe shërbimit ndaj klientëve përmes kompanive që operojnë në sektorin BPO në Kosovë, në mënyrë që të kontribuojnë në ndikimin pozitiv të këtij sektori në vend dhe të luftojnë qendrat e thirrjeve që ndjekin veprimtari të paligjshme.

N4CEB e themeluar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare me përkrahje të Qeverisë Gjermane përmes GIZ, synon t'i japë sektorit privat një zë të fortë, shkëmbim të ndërsjellë, duke nxitur debatin publik.

Gjithashtu do të theksojë gjithnjë e më shumë rekomandimet drejtuar autoriteteve për kushte të përshtatshme të kuadrit ligjor për të rritur zhvillimin e tregut.

FinTech Kosova (FIKS) i qëndron prapa këtij transformimi dedikuar formësimit të Kosovës si fuqia e Ballkanit për FinTech.

Misioni ynë: Të nxisim potencialin e Kosovës në shërbimet financiare, sigurimin kibernetik, dhe pajtueshmërinë me ligjet, duke hapur rrugën për një të ardhme, ku teknologjia dhe financa bashkohen njëtrajtësisht. Me FIKS, jo vetëm që po nxisim inovacion; ne po ndërtojmë një komunitet. Një komunitet ku inovatorët financiarë dhe të tekonologjisë, investitorët dhe ëndërrimtarët bashkohen për të ridefinuar shërbimet financiare.