Shërbimet tona

Si mund të përfitoni nga OEGJK

Në kuadër të anëtarësisë, OEGJK ofron gjithashtu shërbimin “Members4Members”, në kuadër të së cilës të anëtarësuarit bëjnë oferta speciale për anëtarët tjerë. Kjo nxit bashkëpunimin mes anëtarëve tonë dhe krijon kontakte si dhe klientë të ri.

Bashkëpunim B2B

OEGJK u mundëson anëtareve të saj, që përmes lidhjeve biznesore, t´iu gjej mënyra për ta prezantuar kompaninë e tyre në organizime të ndryshme, brenda dhe jashtë Kosovës.
Qëllimi i këtij shërbimi është që të gjenden partnerë biznesorë për të shkëmbyer mallra dhe njohuri të të bërit biznes.

Info Sesione

Për të mbështetur kompanitë anëtare të Odës me informata aktuale lidhur më çështje ekonomike të vendit, OEGJK rregullisht organizon takime informuese për anëtarët në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Prishtinë. Takimi i parë informues për „çështje doganore në Kosovë“ u organizua në muajin prill 2014, kurse kanë vijuar edhe takime tjera me tema të ndryshme. I ftojmë të gjithë anëtarët që të na dërgojnë idetë dhe nxitjet të tyre për takimet informuese në të ardhmen dhe e mirëpresim praninë e tyre në këto evenimente të OEGJK-së.

Hryje në treg

Si përfaqësia e vazhdueshme e kompanive gjermane në Kosovë, jemi partneri i duhur për ju kur është fjala për hyrjen në treg dhe zhvillimin e tij në një mjedis relativisht të panjohur.

Zyra jonë është shumë e lidhur me ekonominë kosovare, administratën dhe institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare. Ne jemi pranë jush dhe mund të ofrojmë burime njerëzore të nevojshme për angazhimin tuaj në vendet e huaja.

Na kontaktoni