Klasterat

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare prej vitit 2021, ka themeluar 6 Klastere (grupe punuese).

Klasterat janë krijuar në kuadër të veprimtarisë të Departamentit për Avokim dhe Bashkëpunim me Qeverinë të OEGJK-së, duke dhënë kështu kontribut për zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik të Republikës së Kosovës.

Në kuadër të punës së klasterëve diskutohet rreth aktiviteteve, sfidave dhe mundësive në sektorin përkatës, nga ku dalin rekomandime nga vetë anëtarët e klasterëve drejtuar institucioneve relevante vendimmarrëse. Roli i OEGJK është të avokoj në emër të kompanive anëtare të klasterëve me qëllim të intesifikimit të dialogut publiko-privat.

Misioni i klasterëve është për të ndihmuar dhe promovuar këto gjashtë industri si dhe promovimin e vendit dhe kompanive anëtare dhe ndikimin pozitiv që këto kompani po bëjnë në vend.

Klasterat synojnë të jenë zëri i industrive përkatëse, për të rritur ndërgjegjësimin e publikut të gjerë për atë që bëjnë këto industri, kontributin për shoqërinë, ekonominë dhe vendin në përgjithësi.

Klasterat tonë

Personi kontaktues në OEGJK

GONXHE ABAZI

Udhëheqëse e Departamentit për Marrëdhënie Qeveritare dhe Avokim

Rrjetet tona

Clean Call Alliance (CCA) është rrjet i qendrave të thirrjeve që është themeluar në maj të vitit 2022 me iniciativën e Ambasadës Gjermane në Prishtinë, Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (KDWV) dhe me mbështetjen e GIZ -Bashkëpunimi Ndërkombëtar Gjerman.

Misioni i përgjithshëm i kësaj iniciative është promovimi i Kosovës në përgjithësi dhe shërbimit ndaj klientëve përmes kompanive që operojnë në sektorin BPO në Kosovë, në mënyrë që të kontribuojnë në ndikimin pozitiv të këtij sektori në vend dhe të luftojnë qendrat e thirrjeve që ndjekin veprimtari të paligjshme.

Network 4 Clean Energy Businesses (N4CEB)

N4CEB e themeluar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare me përkrahje të Qeverisë Gjermane përmes GIZ, synon t'i japë sektorit privat një zë të fortë, shkëmbim të ndërsjellë, duke nxitur debatin publik.

Gjithashtu do të theksojë gjithnjë e më shumë rekomandimet drejtuar autoriteteve për kushte të përshtatshme të kuadrit ligjor për të rritur zhvillimin e tregut.