Teknologjia e informacionit (ICT)

Objektivi kryesor i Klasterit për Teknologji Informative dhe të Komunikimit është të krijojë një platformë të përbashkët bashkëpunimi për kompanitë anëtare të TIK në kuadër të OEGJK-së, me institucionet lokale dhe qendrore si dhe institucionet arsimore.

Sektori i TIK në Kosovë është shfaqur si një shtytës i rëndësishëm i rritjes ekonomike, duke tërhequr kompanitë rajonale dhe ndërkombëtare që kërkojnë burime të jashtme të shërbimeve (oursourcing services). Duke e njohur rëndësinë strategjike të sektorit, si qeveria e Kosovës ashtu edhe institucionet ndërkombëtare kanë mbështetur në mënyrë aktive zhvillimin e tij.

Qeveria e Kosovës e ka njohur rëndësinë strategjike të industrisë së TIK për zhvillimin ekonomik dhe transformimin strukturor drejt një ekonomie të bazuar në dije. Rrjedhimisht, në vitin 2013 qeveria e Kosovës zyrtarisht e shpalli industrinë e IT-së një sektor me prioritet të lartë për ekonominë e saj.

Kryesuesi i klasterit

Amir Rashica

Borek Solutions

Anëtarët i klasterit

Na kontaktoni