Arsimi dhe Aftësimi profesional (VET)

Klasteri për Arsim dhe Aftësim Profesional (VET) avokon për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe sistemit arsimor, me qëllim harmonizimin e programeve mësimore me kërkesat e tregut të punës. Përveç promovimit të praktikave profesionale dhe përgatitjes së fuqisë punëtore, klasteri ofron gjithashtu rekomandime për politikat mbi projektligje, rregullore dhe strategji që prekin arsimin profesional.
Përmes përfaqësimit të interesave të kompanive anëtare, klasteri angazhohet në strukturimin e një mekanizmi ku standardet e trajnimit, kurrikulat dhe kualifikimet reflektojnë nevojat reale të industrisë. Në këtë formë, ky grup punues kontribuon në sigurimin e kuadrove të kualifikuara për ndërmarrjet, duke gjeneruar njëkohësisht mundësi për punësimin e qëndrueshëm dhe zhvillimin professional të të rinjve.

VORSITZENDE

Vildane Kelmendi

Cacttus Education

Anëtarët i klasterit

Na kontaktoni