Change your cover photo
Change your cover photo
This user account status is Approved

This user has not added any information to their profile yet.

TRAINING CENTER MEISTER

Si institucion unik për Arsim dhe Aftësim Profesional dual, është themeluar me 02.11.2017 nga Kompanitë Hymeri Kleemann Kosovë, Hymeri Kleemann Shqipëri, Mjeshtri dhe Hymeri AufzuegeBerlin.

Training Center Meister për të përmbushur kërkesat individëve, grupeve të interesit dhe sektorit privat ofron këto profesione:
-Asistentet i kualifikuar per Mekatronikë (lift/shkale levizëse)
-Asistent i kualifikuar për Instalime Elektrike
-Asistent i kualifikuar për instalime sanitarie dhe system i ngrohjes (ngrohje/ftohje)
Meister permes kombinimit dhe integrim teorisë dhe praktikës ju jep studentëve profesional një fillim të duhur në punësim. Gjatë kohës se trajnimit studentët profesional jo vetëm që do të përfitojnë aftësitë teknike të kërkuara por do të kenë përvojën praktike në kompani. Trajnimi zgjat 9 muaj, ku një javë do të jenë në qendrën e trajnimit dhe tri javë të tjera në vend të punës dhe ky rotacion vazhdon gjatë gjithë kohës sa do të jenë pjesë e Meister. Gjatë periudhës së qendrimit në punë, ata do të kenë kontratë të rregullt me partnerët tanë ku edhe do të marrin rrogë mujore.
Pas përfundimit të sukseshëm të trajnimit, studentët profesional kanë mundësin të negociojnë me punëdhënësin pagën dhe kushtet e punës për në të ardhmen.
ME U SHKOLLU DHE ME U PAGU VETEM NE MEISTER
Meister ofron mundësi të shkelqyer për t’i hapur dyert e së ardhmes në drejtimin profesional.

Magjistralja Prishtinë-Ferizaj, km 4,10000, Prishtinë-Kosovë
+383 44/49-757575,
+383 (0) 49-190176
hy@hymeri.com; l.luzha@meister-tc.com
www.meister-tc.com