LABORATORI I KONTROLLIT TË NAFTËS DHE GAZIT
Ne si Laborator jemi të angazhuar që çdo veprimtari të jetë në përputhje me kërkesat e standardit EN ISO / IEC 17025, e cila bën të mundur rritjen e saktësisë dhe besueshmërisë së tërësisë së analizave që kryhen nga laboratori i Sierra Lab sh.p.k .
Në mënyrë të vazhdueshme ndërmerren aktivitete që përmirësojnë aktivitetin e sistemit të menaxhimit të cilësisë.
Është akredituar për të kryer analiza laboratorike në përputhje me ISO/IEC 17025.nga viti 2011 “Kërkesa të Përgjithshme për Kompetencën e Laboratorëve Testues dhe Kalibrues”.
Objektiv në vazhdimësi ngelet zgjerimi i aktivitetit të kryerjes së testimeve, shtimin e aparaturave të reja për të plotësuar testimin e të gjithë treguesve sipas standardeve.
Mbajtjen në gatishmëri të plotë teknike tё sistemit tё aparaturave laboratorike.
Trajnimin në vazhdimësi të personelit, nё fushat e aktivitetit testues,
zhvillimit të metodikave të reja standarde,
pjesëmarrje në teste zotësie dhe krahasime ndër laboratorike.
Analizat fiziko – kimike të Karburanteve te naftës që kryhen janё nё përputhje tё plotë me standardet evropiane dhe ndërkombëtare dhe kërkesave ligjore ne republikën e Kosovës.
Vazhdimisht ka asistencë teknike nga ekspertë të huaj për kalibrim, mirëmbajtje dhe shërbime.
Aparatet monitorohen me standarde të certifikuara për të rritur saktësinë e rezultatit të raportuar.