Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK/ SCAAK)

Report Abuse

logo (1)

ShKÇAK është organizatë që ofron programe çertifikuese të kontabilitetit dhe auditimit të cilësisë së lartë të cilat janë të njohura edhe në tregun ndërkombëtar. ShKÇAK përfaqëson rreth 8,000 profesionistë, të cilët janë të angazhuar në sektorë të ndryshëm, në institucione kyçe të Republikës së Kosovës si dhe në biznese dhe firma të kontabilitetit dhe auditimit.

ShKÇAK është e vetmja shoqatë profesionale e Kontabilitetit dhe Auditimit në Kosovë që është anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK), Federatës Evropiane të Kontabilistëve dhe Auditorëve për NVM (EFAA) Federatës Mesdhetare të Kontabilistëve (FCM), përmes së cilave Shoqata përfaqëson zërin e profesionistëve të Kosovës në këto organizata globale standard-vënëse dhe luan rol aktiv në zhvillimet globale të profesionit.

Misioni i ShKÇAK është që të zhvillojë dhe avancojë një organizatë profesionale dhe konkurruese edhe në tregun ndërkombëtar, e cila përmbush standardet më të larta profesionale dhe etike, si dhe perfeksionon performancën organizative përmes menaxhimit financiar, sigurisë dhe ekspertizës së specializuar, vizioni i ShKÇAK është që të jetë Shoqatë lidere në avancimin e profesionit të kontabilitetit, auditimit dhe shërbimeve tjera të specializuara duke ofruar gjithmonë zgjedhjen më të mirë për profesionistët.

Qëllimi i Shoqatës është zhvillimi i vazhdueshëm i programit të trajnimit i krahasueshëm me programet e shoqatave profesionale më eminente të kontabilitetit dhe auditimit si dhe zhvillimi dhe avancimi i bazës së anëtarësisë të njohur për ekspertizë profesionale dhe standarde të larta etike.

ShKÇAK vepron me integritet dhe përkushtim në ruajtjen e standardeve më të larta etike dhe profesionale për të siguruar besim dhe kredibilitet me kolegët, anëtarët dhe publikun. ShKÇAK gjithmonë ofron llogaridhënie për veprimet dhe punën e saj, si dhe për të gjithë anëtarët dhe studentët ofron mundësi të barabarta duke i mbështetur ata në çdo fazë të karrierës së tyre, duke respektuar, vlerësuar dhe mbështetur, diversitetin tek anëtarët, stafi dhe bashkëpunëtorët.

Harta

Informacione e kontaktit

Telefon
Adresa e-mail
Webfaqja

Kontaktoni kompaninë