E themeluar në vitin 2010, Melita&Partners është kompani kosovare lidere në ofrimin e zgjidhjeve për biznese/organizata të ndryshme. Deri më tani kemi udhëhequr mbi 500 ndërmarrje drejtë transformimit digjital në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni Veriore përmes softuerit QuickBooks® dhe zgjidhjeve tjera ndihmëse, përfshirë edhe optimizimin e proceseve të punës, trajnimeve dhe përkrahjes së vazhdueshme. Kompania është QuickBooks Solution Provider në nivel regjional dhe në vitin 2017 ka arritur partneritin me Certiport® që mundëson ofrimin e çertifikimet të pranuar ndërkombëtarisht si QuickBooks® Certified User dhe Entrepreneurship and Small Business. Ekipi i Melita&Partners, përbëhet nga Kontabilist të Certifikuar, Zhvillues Softueri, CMC Konsulent dhe IT.
Është kompania e vetme në Kosovë që ofron shërbime të kontabilitetit dixhital përmes platformës së QuickBooks Online që mundëson bizneseve të kenë raporte në kohë reale , planifikim të rrjedhës së parasë, këshilla nga kontabilist të çertifikuar dhe deklarime në kohë të obligimeve tatimore. Kompania ofron edhe shërbime të llogarimbajtjes për klientat e tyre në Britani të Madhe dhe SHBA.