Deloitte Kosova sh.p.k. është entitet i Deloitte Central Europe Holdings Limited, kompani anëtare e Deloitte Touche Tohmatsu Limited (DTTL).
E themeluar në vitin 2001, Deloitte Kosova ka njohuri të gjerë për tregun lokal dhe praktikat më të mira nga e gjithë bota. Me më shumë se 22 vite të operimit në Kosovë, Deloitte Kosova është një kompani me reputacion dhe gëzon dallimin e të qenurit kompani udhëheqëse në ofrimin e shërbimeve profesionale në vend, duke ofruar shërbime të klasit botëror në auditim & siguri, shërbime të tatimeve & ligjore, këshillime financiare dhe konsulencë.
Deloitte u ofron klientëve të saj shërbime nga profesionistë shumë të specializuar në zbulimin dhe zgjidhjen e problemeve të industrive të ndryshme që operojnë në treg, duke shtuar cilësinë, efikasitetin, integritetin dhe inovacion.
Kompanitë kryesore në Kosovë ia besojnë biznesin e tyre në Deloitte. Njohuritë dhe ekspertizat tona për mjedisin lokal dhe kuadrin ligjor na mundësojnë të kontribuojmë në përsosmëri për klientët tanë dhe të ndihmojmë të kemi sukses në një mjedis të vështirë dhe konkurrues. Deloitte u shërben kompanive më të mëdha, institucioneve publike dhe private, kompanive të suksesshme dhe atyre me zhvillim të shpejtë.