Baki Automobile

Report Abuse

Baki Automobile Logo

Baki Automobile - Volkswagen Group është partner i autorizuar për shitjen-Servisimin e veturave të reja të brendit Volkswagen , Volkswagen Kommerciale dhe SEAT, mirembajtje dhe sevisime per Audi e Skoda në Kosovë,

Baki Automobile vepron nga viti 10/07/1999 dhe gjatë këtyre 21 viteve përvoja e sjellur nga Gjermania që nga vitet e '70-ta ka bërë që Volkswagen të jetë brendi më i kërkuar në tregun e Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe Kompania Baki Automobile ka importuar vetëm produkte dhe pjesë origjinale të Volkswagen, Audi, Seat dhe Skoda.

Zgjerimi i aktivitetit të veprimtarisë dhe numri i madh i klientëve kërkoi detyrimisht edhe shtimin e punës, shtimin e numrit të punëtorëve, perfeksionimin e tyre në fusha të caktuara, blerjen e aparaturave speciale dhe zgjerimin e hapsirës punuese.

Në qershor të vitit 2008 u përurua objekti i ri i pari në Ballakan dhe i dyti në Europë “Modul konzept” në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, objekt ky i licencuar nga Volkswagen AG.

Klientelës sonë fillimisht ju ofrohet parkingu me sipërfaqe 1500m². Në hyrje të showroom-it ekspozohen modelet më të reja të veturave Volkswagen dhe SEAT dhe prezantimi i tyre bëhet nga personeli i specializuar për shitje.

Pranimi i klientelës për servisim dhe riparimin/ngjyrosjen e karoserisë gjithashtu bëhet nga personeli i specializuar me përvoj 35 vjeçare.

Hapsira e mirëmbajtjes, servisimit dhe riparimit të automjeteve përfshinë sipërfaqe rreth 2000m². Në pjesën qëndrore janë 20 vende pune me vinça të kategorive të ndryshme 2.5 ton deri ne 7 ton.

Në pjesën e dytë të objektit bëhet pastrimi gjeneral i veturave ndërsa në pjesën e tretë janë instaluar paisje speciale për riparim dhe ngjyrosje të veturave të dëmtuara.

Depoja e pjesëve rezervë zë sipërfaqe prej 500m² ku janë në dispozicion mbi 15.000 pjesë rezervë origjinale, cdo pjese e cila nuk gjendet ne depo porosi prej Volkswagen mbrrin per 3 dite nga depoja qendore e Volkswagen Group.

Si rezultat i punës së palodhshme Baki Automobile mori shumë mirënjohje dhe referenca, ndërsa në vitin 2006 u shpërblye me çmimin “Gjilpëra e artë” nga Volkswagen AG për performancë dhe sukseset e arritura , shpërblim prestigjioz për një partner të Volkswagen.

Për të arriturat e Baki Automobile merita të veçanta ka Themeluesi, menaxheri gjeneral dhe lideri z. Baki Abdullahu i cili studio dhe punoi në Gjermani dhe me përvojën e tij 35 vjeçare në industrinë e automobilizmit, posaçërisht në shitje dhe servisim ka bërë që autoshtëpia Baki Automobile të zhvillohet dhe rritet gjithnjë e më tepër duke ju ofruar klientelës kualitet të lartë dhe besueshmëri.

Ekipa e menaxhimit përfshinë edhe menaxher të tjerë, 60% prej tyre kanë punuar dhe studiuar në Gjermani në industrinë e automobilizmit.

Prej vitit 2016 ne Gjermani gjenden 3 punonjes te Baki Automobile te cilet ndjekin Studimet ne institucionet e Automobilizmit te licensuara nga Volkswagen AG

Garancion në gjithë boten dhe nga gjithë bota tek Baki Automobile
cdo Automjet i cili është nën garancion pavarsisht se ku është bler në botë dhe ku jeton pronari, tek Baki Automobile riparon cdo defekt te mundeshem 100% nen Garancion pa asnje ngarkes per klientet e markave Volkswagen, Audi, Skoda dhe Sea.

Të vetmit në Kosovë të Certifikuar®️ nga Volkswagen AG „Volkswagen Bildungsinstitut“ Zwickau te Gjermani për automjetet Elektrike, Hybrid Elektronike dhe Mekanike për markat VW, Audi, Skoda, Seat dhe Volkswagen Komerciale.

Pjesa tjetër e stafit janë poashtu me kualifikim të lartë, marrin pjesë rregullisht në trajnime të ndryshme në Gjermani dhe flasin rrjedhshëm gjuhën gjermane dhe angleze.

Krahas profesionalizmit njerëzor te Baki Automobile shërbimi kualitativ arrihet me anë të Software-ve, kompjuterëve dhe aparaturave më të sofistikuara të licensuara nga prodhuesi Volkswagen Group AG.

Ju mirëpresim Baki Automobile-Volkswagen Group - Team.

Harta

Informacione e kontaktit

Kontaktoni kompaninë