Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group Sh.A. Dega Kosove

Report Abuse

SIGMA Logo

Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group Sh.A. Dega në Kosovë (SIGMA), e themeluar në Kosovë që nga viti 2004, është pjesë e Vienna Insurance Group (VIG). VIG është grupi lider i sigurimeve në Austri dhe një nga kompanitë kryesore të sigurimeve në rajonin e EQL. Mbi 25,000 punonjës punojnë për VIG, në rreth 50 kompani në 30 vende.
Përkrahja dhe ndikimi i VIG në Sigma në Kosovë në standarde, politika, kapital dhe të gjithë hapat e tjerë ka bërë që Sigma në treg të jetë kompani lider.
SIGMA është një kompani e cila gëzon një reputacion shumë të mirë e reflektuar në marzhin e lartë të rinovimit të kontratës me klientët si dhe në vlerësimin e aktivitetit të saj nga Institucionet Mbikëqyrëse.
Gjatë gjithë periudhës së operimit në tregun e Kosovës, SIGMA ka pasur rezultate pozitive evidente veçanërisht në drejtim të:
- gjendje e qëndrueshme financiare,
- plotësimi i nevojave të klientëve për produkte sigurimesh,
- rritja e garancive dhe besueshmërisë duke mbështetur një rrjet efikas risigurimi,
-bashkëpunim i suksesshëm dhe korrekt me partnerët vendas dhe ndërkombëtarë.
SIGMA operon në tregun vendor në një hapësirë ​​të madhe gjeografike duke ofruar shërbimet e saj në të gjithë territorin e Kosovës.

Harta

Informacione e kontaktit

Kontaktoni kompaninë