Instituti Riinvest, me mbështetjen e USAID-KMI, lansoi Koalicionin Kundër Korrupsionit dhe bashkë me Asociacionet e Bizneseve në Kosovë, më 26 Mars nënshkruan Kodin e Bizneseve Kundër Korrupsionit.
Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë edhe drejtoresha ekzekutive e OEGJK-së, znj. Nora Hasani, e cila theksoi rëndësinë e këtij kodi për komunitetin e biznesit në Kosovë, me anë të të cilit promovohet përdorimi i standardeve të larta etike dhe zbatimi i praktikave të shëndosha të të bërit biznes.
Ndër të tjera, Kodi i Bizneseve Kundër Korrupsionit përmban edhe dispozita për sinjalizuesit, integritetin e sektorit privat dhe sponzorizimet, të cilat janë tejet të rëndësishme në afrimin e bizneseve kosovare me ato evropiane.