Deutschzentrum Kosovo

Report Abuse

Bild_2023-11-14_225536567

Deutschzentrum Kosovo është qendër e gjuhës gjermane, e cila është e akredituar nga AKK/MASHT për mësimin e gjuhës gjermane nga niveli A1 deri në nivelin C1. Deutschzentrum Kosovo është poashtu qendër e licencuar nga ÖSD në Austri. Certifikatat e lëshuara nga ÖSD njihen nga gjitha ambasadat dhe vendet gjermanofolëse. Deutschzentrum Kosovo përbëhet nga mësimdhënës të diplomaur në fushën Germanistikës, të cilët kanë eksperiencë shumë vjeçare dhe janë ekzaminer të licencuar nga ÖSD në Austri. Tek ne ofrohen praktikat më të mira të mësimit të gjuhës gjermane duke u bazuar në metoda moderne, interaktive dhe atraktive. Me kurset tona ju arrini sukses të shpejtë në mësim dhe zgjeroni aftësitë tuaja komunikuese dhe ndërkulturore. Deutschzentrum Kosovo ofron kurse të gjuhës gjermane në tri qytete të Kosovës, në Prishtinë, Gjilan dhe Mitrovicë. Deutschzentrum Kosovo ofron kurse intensive dhe individuale prej nivelit fillestar A1 (për bashkim familjar) deri në nivelin e avancuar C1. Kursin mund t’a ndjekin edhe të interesuarit për punë dhe studime në vendet gjermanofolëse. Kurset tona gjermane janë të bazuara në nivelet e Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët. Pas një testi vlerësues ju do të filloni mësimet në nivelin e duhur. Nëse nuk keni njohuri paraprake, filloni automatikisht në nivelin A1. Kurse me kurset tona individuale ju ofrojmë mundësi për të shijuar një sistem shumë të veçantë mësimi. Ne gjithmonë e dizajnojmë kursin sipas dëshirave dhe ideve tuaja specifike. Të gjitha kurset në Deutschzentrum Kosovo ju përgatisin në mënyrë ideale për kalimin e provimeve të pranuara ndërkombëtarisht, siç janë provimet si ÖSD, Goethe, telc dhe TestDaF. Përveç kurseve dhe provimeve të ÖSD, ne gjithashtu ofrojmë edhe përkthime gjyqësore të teksteve dhe dokumenteve të ndryshme. Si përkthyes gjyqësor, ne me kënaqësi do ti përkthejmë dokumentet tuaja, duke filluar nga dëftesat e deri te tekstet profesionale.

Harta

Informacione e kontaktit

Kontaktoni kompaninë