Klasterat
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare prej vitit 2021, ka themeluar 6 Klastere (grupe punuese).
Klasterët janë krijuar në kuadër të veprimtarisë të Departamentit për Avokim dhe Bashkëpunim me Qeverinë të OEGJK-së, duke dhënë kështu kontribut për zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik të Republikës së Kosovës.
Në kuadër të punës së klasterëve diskutohet rreth aktiviteteve, sfidave dhe mundësive në sektorin përkatës, nga ku dalin rekomandime nga vetë anëtarët e klasterëve drejtuar institucioneve relevante vendimmarrëse. Roli i OEGJK është të avokojë në emër të kompanive anëtare të klasterëve me qëllim të intesifikimit të dialogut publiko-privat.
Misioni i klasterëve është për të ndihmuar dhe promovuar këto gjashtë industri si dhe promovimin e vendit dhe kompanive anëtare dhe ndikimin pozitiv që këto kompani po bëjnë në vend.
Klasterët synojnë të jenë zëri i industrive përkatëse, për të rritur ndërgjegjësimin e publikut të gjerë për atë që bëjnë këto industri, kontributin për shoqërinë, ekonominë dhe vendin në përgjithësi.
Klasterat tonë
Personi kontaktues në OEGJK
ERIOLA MUHAXHIRI
Udhëheqëse e departamentit për Avokim dhe Marrëdhënie Qeveritare
