Ndikimi i COVID-19 në Tregun e Punës: Një Analizë e Sektorit Privat në Kosovë

Ky studim pasqyron efektin e COVID-19 në bizneset kosovare konkretisht sektorin privat, duke marrë parasysh realitetin e tyre para pandemisë, gjatë pandemisë dhe pritjet e tyre për të ardhmen e afërt mbi treguesit thelbësorë. Në kuadër të këtij studimi janë pyetur 1378 ndërmarrje prej 20 sektorëve të ndryshëm në 7 regjione të Kosovës. Studimi është mbështetur…

Paratë e diasporës si të investohen në Kosovë?

Drejtoresha e OEGJK-së, Nora Hasani dhe Florin Kelmendi  nga  kompania  anëtare e OEGJK-së Imbus Peja (investim nga Diaspora) u intervistuan  nga Visar Krasniqi për RTK Story -paratë e diasporës si të investohen  në Kosovë?

Në këtë emision citohen dhe  studimet e OEGJK,  që janë mbështetur nga  Qeveria gjermane, respektivisht GIZ/ DIMAK:

Studimin mbi Rolin e diasporës së Kosovës në ekonominë dhe zhvillimin  social të atdheut – realizuar nga Kantar/Index Kosova

Studimi për investimet e diasporës dhe investimeve të huaja direkte nga  Gjermania – realizuar nga Deloitte

Intervistën e plotë mund ta gjeni këtu.

OEGJK mbështet stafin shëndetësor në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë

Përmes një aksioni simbolik për të treguar përkrahjen për punën e palodhshme të stafit në qendrën e  vaksinimit “1 Tetori”

OEGJK për ekipën e menaxhimit, ekipat e vaksinimit, vullnetarët e UNICEF-it e të  Kryqit të Kuq,  si dhe ekipës mbështetëse dhe Policisë së Kosovës u ka dhuruar  ujë dhe pije freskuese.

OEGJK prezanton Clubin e IT-së në Gjermani

Me datë 26.04, përfaqësues nga OEGJK mbajtën takimin virtual me shoqatën për TIK Regina e.V. nga Aachen, Gjermani.   Gjatë takimit shoqata është njoftuar për sektorin e TIK n ë Kosovë si dhe për shërbimet të cilat ky sektor i ofron.   I gjithë qëllimi i takimit ishte që të ofrohet mundësia që kompanitë gjermane mund të shohin Kosovën si vend të mundësive, për të outsource  projektet/shërbimet  e tyre…

E-commerce në Kosovë: Aspekti Ligjor

Me datë 29.04, OEGJK së bashku me antetarin e saj Vokshi and Lata organizoni nje sesion informues për e-commerce: aspekti ligjor. Eventi u mbajt në formatin hibrid, për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve. Gjatë eventit u diskutua rreth regullativës ligjore që rregullon formën e shitjes E-commerce si dhe masat që një kompani duhet t’i ndërmarr për të operuar në këtë formë, duke përfshirë përmbajtjen e ‘Terms and conditions’. Nëse ju ka ikur ky event dhe…

Diskutimi virtual i organizuar nga Instituti GAP- “Si do të ndikojë pandemia Covid-19 dhe kufiri i ri i imigracionit të Gjermanisë në migrimin nga Kosova”

Drejtoresha Menaxhuese e OEGJK-së, Nora Hasani bashkë me Ambasadorin Gjerman Rohde morën pjesë në diskutimin virtual  “Si do të ndikojë pandemia Covid-19 dhe kufiri i ri i imigracionit të Gjermanisë në migrimin nga Kosova”, e organizuar nga Instituti GAP. Ky raport i Institutit GAP konstaton se qytetarët e Kosovës kanë shfaqur interesim tepër të madh për viza pune. Mes viteve 2016-2020 më shumë…

“Si mund të përdoret ekspertiza e diasporës për t’i shndërruar remitencat në investime? “

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), në kuadër të projekti “Reconnect” të përkrahur nga Qeveria Gjermane përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH organizoi bashkë me Telegrafin një tryezë diskutimi me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, Drejtoreshën menaxhuese të OEGJK-së Nora Hasani, dhe Investitorin nga Diaspora Fadil Hoxha   Qëllimi i këtij diskutimi…

Ambasadori Rohde viziton Kompaninë Hazrolli Group në Suharekë

Ambasadori Rohde, së bashku me Ministren e Industrisë,  Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Kryetarin e Suharekës Muharremaj dhe Drejtoreshën Menaxhuese të OEGJK-së, vizituan fabrikën e dritareve “Hazrolli Group” në Suharekë.

Hazrolli Group është anëtar Premium i OEGJK-së dhe është një investim i madh i diasporës së Kosovës nga Gjermania.

Prodhimi filloi në shkurt 2021 dhe tashmë punëson 30 punonjës. Produkt  “Made in Kosova” eksportohet në Gjermani.