Analiza për energji të ripërtëritshme

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Odën e Jashtme Gjermane në Shkup dhe Shoqatën Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) ka përpiluar një analizë të tregut për energjiën e ripërtërtishme me fokus në energji solare, të erës dhe hidro-energji në Kosovë. Kjo analizë i shërben komunitetit të bizneseve gjermane, për të treguar mundësitë e investimit në fushën e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë. Gjatë bisedave me ekspertë dhe ndërmarrës kosovarë që operojnë në këtë fushë është treguar potencial dukshëm i madh për prodhimin e energjisë me ere dhe atë solare, potencial ky që mund të fuqizohet në mënyrë që të ndihmohet në ngritjen e kapaciteve të prodhimit të energjisë elektrike në përgjithësi si dhe uljen e prodhimit të energjisë me termocentrale, përmes të cilës aktualisht furnizohet 86 % e Kosovës me energji elektrike.

NA VIZITONI

Zyra e OEGJK-së:

Icon Tower (Kati 9)
Icon Tower, 10000 Prishtinë, Kosovë

E hënë - e premte: 08:00 - 17:00
Na kontaktoni për të caktuar terminin tuaj.

NA NDIQNI NË