Sektori i industrisë e pijeve

Kosova është vendi me popullsinë më të re në Evropë. Më shumë se 70 përqind e popullsisë së saj janë nën moshën 35 vjeç, ka përbërjen demografike për të cilën ëndërron çdo vend. Përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova ofron qasje të lirë në tregun e BE -së, dhe kosto të ulët të punës në krahasim me Evropën Qendrore dhe Lindore, por edhe në krahasim me vendet fqinje, për shkak të një popullsie të re. 

Kosova ka koncentrimin më të lartë të folësve gjermanë në botë, pas vendeve të DACH (Gjermania, Austria dhe Zvicra). 

Niveli i lartë i aftësive gjuhësore në mesin e fuqisë punëtore të Kosovës është një nga përparësitë kryesore konkurruese të vendit ndaj konkurrentëve të tij rajonal. 28.2% e popullsisë flet një gjuhë të huaj dhe 15.9% më shumë se një gjuhë të huaj. 

Prodhimi i pijeve në Kosovë si sektorë ka historinë e sajë në prodhimin e pijeve bio nga ato jo- alkoolike dhe alkoolike. Ky sektorë ka potencial për zhvillim ekonomik të vendit duke marr parasysh involvimin e zingjirit prodhues, duke filluar nga kultivuesit e pemëve dhe perimeve e deri te prodhuesi i fundit i pijeve, e gjitha kjo duke u bazuar në burimet e ujit të pijshëm në Kosovë, ku buron uji i thjesht dhe i gazuar si dhe tokat pjellore për mbjelljen dhe fermentimin e pijeve të tjera. 

Nën sektori i “Prodhimit të Pijeve” në punësim merr pjesë me 5.61 %, ndërsa në numër të ndërmarrjeve me 1.70 %, dhe në qarkullim vjetor me 10.75%. Në eksportin e përgjithshëm Prodhimi i Pijeve, merr pjesë me 4.9%, ndërsa në importin e përgjithshëm Prodhimi i Pijeve, merr pjesë me 2.5%. Në vitin 2021, ndryshimi te nën sektori i pijeve, në pesë treguesit e analizuar ka shënuar rritje në: numrin e ndërmarrjeve 30.77%, punësim 3.88%, qarkullim mbi 100%, eksport 24.33 % dhe në import 50.25%, krahasuar me vitin 2020. 

Më shumë informacion në lidhje me industrinë e pijeve të Kosovës mund të gjenden në raportin e hollësishëm të disponueshëm në linkun më poshtë: 

https://mint.rks-gov.net/desk/inc/media/800B1A0D-657C-4CA4-9256-D090C2AD7F7E.pdf 

NA VIZITONI

Zyra e OEGJK-së:

Icon Tower (Kati 9)
Icon Tower, 10000 Prishtinë, Kosovë

E hënë - e premte: 08:00 - 17:00
Na kontaktoni për të caktuar terminin tuaj.

NA NDIQNI NË