Sektori i industrisë e Gomës dhe Plastikës

Kosova është vendi me popullsinë më të re në Evropë. Më shumë se 70 përqind e popullsisë së saj janë nën moshën 35 vjeç, ka përbërjen demografike për të cilën ëndërron çdo vend. Përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova ofron qasje të lirë në tregun e BE -së, dhe kosto të ulët të punës në krahasim me Evropën Qendrore dhe Lindore, por edhe në krahasim me vendet fqinje, për shkak të një popullsie të re. 

Kosova ka koncentrimin më të lartë të folësve gjermanë në botë, pas vendeve të DACH (Gjermania, Austria dhe Zvicra). 

Niveli i lartë i aftësive gjuhësore në mesin e fuqisë punëtore të Kosovës është një nga përparësitë kryesore konkurruese të vendit ndaj konkurrentëve të tij rajonal. 28.2% e popullsisë flet një gjuhë të huaj dhe 15.9% më shumë se një gjuhë të huaj. 

Produktet kryesore që prodhohen nga ndërmarrjet e gomës dhe plastikës në Kosovë janë: prodhimi i qeseve, thasëve për mbeturina, bocave fryrëse, shisheve plastike, kutive plastike farmaceutike dhe për argjendari, dritareve dhe dyerve të plastikës, roletave, gypave të plastikës për ujë dhe kanalizim, kova plastike, ambalazh plastike për jogurt, pastaj mbështjellëse të gomave, plastika të gomës, rripa trapez, shirita transportues, lodra te ndryshme prej gomës dhe plastikës, etj. 

Prodhimi i produkteve të Gomës dhe Plastikës, në punësim merr pjesë me 9.25%, në numër të ndërmarrjeve me 9.68% dhe në qarkullim vjetor 9.89%. Në eksportin e përgjithshëm prodhimi i produkteve të Gomës dhe Plastikës, merr pjesë me 10.39%; ndërsa në importin e përgjithshëm prodhimi i produkteve të Gomës dhe Plastikës, merr pjesë me 4.38%. Në vitin 2021, ka shënuar rritje në: numrin e ndërmarrjeve 1.22%, punësim 4.21%, qarkullim 41.09%, eksport 34.75% dhe në import 35.31%, krahasuar me vitin 2020. 

Më shumë informacion në lidhje me industrinë e gomës dhe plastikës të Kosovës mund të gjenden në raportin e hollësishëm të disponueshëm në linkun më poshtë: 

https://mint.rks-gov.net/desk/inc/media/800B1A0D-657C-4CA4-9256-D090C2AD7F7E.pdf 

NA VIZITONI

Zyra e OEGJK-së:

Icon Tower (Kati 9)
Icon Tower, 10000 Prishtinë, Kosovë

E hënë - e premte: 08:00 - 17:00
Na kontaktoni për të caktuar terminin tuaj.

NA NDIQNI NË