Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) merr pjesë në Fiberdays 2025 si partner zyrtar!

Fiberdays, i organizuar nga BREKO (Bundesverband Breitbandkommunikation e.V.), është panairi lider në Evropë për inovacionin digjital dhe teknologjinë e fibrave optike.

Në shtandin e OEGJK-së, U.D. Drejtoreshë Ekzekutive, Greta Kazia, dhe Koordinatorja, Rreze Gashi, promovuan potencialin e jashtëzakonshëm të Kosovës për investime në sektorin e fibrave optike dhe digjitalizimin, më 2-3 Prill. Gjatë takimeve dhe shkëmbimeve me liderë të industrisë nga Gjermania, ato theksuan mundësitë kyçe dhe hapësirat për bashkëpunim.

Ekipi ynë gjithashtu u takua me Dr. Stephan Albers (Drejtor Ekzekutiv i BREKO); Prof. Dr. Kristina Sinemus (Ministre për Digjitalizim dhe Inovacion në Hessen); z. Gzim Gashi (Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Frankfurt am Main); z. Karlfried Thorn (Ekspert i SES); përfaqësues nga Düssel Tec; si dhe akterë të tjerë për të eksploruar mundësitë e forcimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Gjermanisë në këtë sektor në zhvillim të shpejtë.

Në OEGJK, jemi të përkushtuar të ndërtojmë partneritete të forta mes Kosovës dhe Gjermanisë. Përmes ngjarjeve strategjike si Fiberdays, vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet bilaterale, të nxisim investimet dhe të promovojmë transformimin digjital.

NA VIZITONI

Zyra e OEGJK-së:

Icon Tower (Kati 9)
Icon Tower, 10000 Prishtinë, Kosovë

E hënë - e premte: 08:00 - 17:00
Na kontaktoni për të caktuar terminin tuaj.