Clean Call Alliance
Përmbledhje: Clean Call Alliance (CCA) është një rrjet i qendrave të thirrjeve në Kosovë, i cili u themelua në Maj të vitit 2022 nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) me mbështetjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe iniciativën e Ambasadës Gjermane në Prishtinë. Aktualisht, CCA ka gjashtë anëtarë aktivë: Webhelp, Teleperformance, Baruti, Evrotarget, Sutherland dhe Speeex.
Misioni: Misioni i CCA është promovimi i përgjithshëm i Kosovës dhe veçanërisht i ofruesve të shërbimeve për klientët dhe ndërmarrjeve BPO që operojnë në vend. Qëllimi është të mbështeten ndikimet pozitive të këtij sektori dhe të luftohen aktivitetet e paligjshme të qendrave të thirrjeve. CCA synon të jetë zëri i ofruesve të shërbimeve për klientët/BPO dhe të edukojë shoqërinë rreth punës dhe kontributit pozitiv të këtij sektori në vend.
Veprimtaritë:
- Promovimi i sektorit BPO në Kosovë me fokus tek qendrat e thirrjeve.
- Bashkimi i ndërmarrjeve të njohura BPO.
- Respektimi i një kodi mirësjelljeje me qëllim dallimin nga qendrat e thirrjeve të paligjshme.
Qëllimet:
- Mbështetja dhe promovimi i sektorit BPO.
- Përmirësimi i reputacionit të qendrave të thirrjeve kosovare në tregun gjerman.
- Krijimi i mundësive të punësimit.
- Promovimi i Outsourcing në Kosovë.
- Krijimi i programeve arsimore për shkollimin e mëtutjeshëm të talenteve.
- Modernizimi i ligjeve dhe rregulloreve për të rritur konkurrencën në këtë sektor.

Ndikimet aktuale: Rreth 30,000 njerëz janë të punësuar në sektorin e qendrave të thirrjeve në Kosovë. Potenciali vjetor i rritjes është 20-30 %.
Personi kontaktues në OEGJK
Jeta Syla
Asistente Projekti

Anëtarët e Clean Call Alliance






Na kontaktoni
E hënë deri e premte - 08:30 - 16:30
Email info@oegjk.org