Kosova është vendi me popullsinë më të re në Evropë. Më shumë se 70 përqind e popullsisë së saj janë nën moshën 35 vjeç, ka përbërjen demografike për të cilën ëndërron çdo vend. Përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova ofron qasje të lirë në tregun e BE -së, dhe kosto të ulët të punës në krahasim me Evropën Qendrore dhe Lindore, por edhe në krahasim me vendet fqinje, për shkak të një popullsie të re.

 

Kosova ka koncentrimin më të lartë të folësve gjermanë në botë, pas vendeve të DACH (Gjermania, Austria dhe Zvicra).

Niveli i lartë i aftësive gjuhësore në mesin e fuqisë punëtore të Kosovës është një nga përparësitë kryesore konkurruese të vendit ndaj konkurrentëve të tij rajonal. 28.2% e popullsisë flet një gjuhë të huaj dhe 15.9% më shumë se një gjuhë të huaj.

 

Industria kimike është një nga degët e rëndësishme të ekonomisë moderne dhe produktet saj përdoren në sektorë tjerë të ekonomisë, siç është bujqësia, prodhimi, ndërtimi dhe shërbimet.

 

Nën sektori “Prodhimi i produkteve kimike”, në vitin 2020, ka 762 të punësuar në 114 ndërmarrje, si dhe qarkullim vjetor prej 31.93 milion euro. Në vitin 2020, në të tre treguesit kemi trend pozitiv, në rritje. Në punësim është shënuar rritje për 22.12%, në numër të ndërmarrjeve për 34.12%, po ashtu edhe në qarkullim vjetor për 14.83%, krahasuar me vitin 2019.

 

Eksporti në nën sektorin “Prodhimi i produkteve kimike”, në vitin 2020, ka shënuar rritje eksponenciale, për mbi 100%, krahasuar me vitin 2019. Ky sektor rritje, për 39.09%, kishte shënuar edhe një vit më parë, krahasuar me vitin paraprak.

Importi në nën sektorin “Prodhimi i produkteve kimike”, ka shënuar rritje më të lehtë në vitin 2020, për 8.03%, si dhe në vitin 2019 për 5.01%, krahasuar me vitin paraprak.

 

Eksporti në vendet e BE-së është 64.66%, në vendet e CEFTA-së 33.63%, në vendet e EFTA-së 1.49% dhe në vendet tjera me 0.22%.

 


Përgjegjësia mbi mohimin:

Ne nuk jemi përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit që arrihen përmes një linqeve elektronike / ndërlidhëse elektronike. Ne shprehimisht nuk e miratojmë përmbajtjen e kësaj faqe në internet si tonën dhe prandaj nuk mund të garantojmë korrektësinë, plotësinë dhe disponueshmërinë e përmbajtjes. Në veçanti, ofruesi i faqes së internetit është përgjegjës për dëmin që vjen nga përdorimi ose mos përdorimi i një informacioni të tillë, dhe jo personi që thjesht i referohet publikimit përkatës përmes linqeve.