
Kosova është vendi me popullsinë më të re në Evropë. Më shumë se 70 përqind e popullsisë së saj janë nën moshën 35 vjeç, ka përbërjen demografike për të cilën ëndërron çdo vend. Përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova ofron qasje të lirë në tregun e BE -së, dhe kosto të ulët të punës në krahasim me Evropën Qendrore dhe Lindore, por edhe në krahasim me vendet fqinje, për shkak të një popullsie të re.
Kosova ka koncentrimin më të lartë të folësve gjermanë në botë, pas vendeve të DACH (Gjermania, Austria dhe Zvicra).
Niveli i lartë i aftësive gjuhësore në mesin e fuqisë punëtore të Kosovës është një nga përparësitë kryesore konkurruese të vendit ndaj konkurrentëve të tij rajonalë. 28.2% e popullsisë flet një gjuhë të huaj dhe 15.9% më shumë se një gjuhë të huaj.
Duke marr parasysh involvimin e zingjirit prodhues, duke filluar nga kultivuesit e pemëve dhe perimeve e deri te prodhuesi i fundit i pijeve, ky sektor ka potencial të madh për zhvillimin ekonomik të vendit. E gjitha kjo duke u bazuar në burimet e ujit të pijshëm në Kosovë, ku buron uji i thjesht dhe i gazuar si dhe tokat pjellore për mbjelljen dhe fermentimin e pijeve të tjera.
Kosova ka një traditë shumë vjeçare në vreshtari dhe njihet me zonat për kultivimin e rrushit dhe fermentimin në pije alkoolike. Vendet ku kultivohet dhe fermentohet më së shumti rrushi janë Rahoveci dhe Suhareka me sipërfaqe rreth 3,000 ha. Vreshtaria konsiderohet si sektor mjaft i rëndësishëm për investime dhe me shumë potencial për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Në vitin 2020, nën sektori “Prodhimi i produkteve të pijeve”, ka 2138 të punësuar në 81 ndërmarrje dhe me qarkullim në vlerë prej 106.22 milion euro.
Eksporti në nën sektorin “Prodhimi i produkteve të pijeve”, në vitin 2020, ka shënuar rritje për 3.5% krahasuar me vitin paraprak, po ashtu edhe në vitin 2019 ka shënuar rritje për 4%, krahasuar me vitin 2018. Importi në këtë nën sektor, në vitin 2020, ka shënuar rënie për 6% krahasuar me vitin paraprak.
Eksporti me vendet e BE-së është 23%, me vendet e CEFTA-së 70% me vendet e EFTA-së 4% dhe vendet tjera 3%.
Sa i përket eksportit me vendet e CEFTA-së, produktet e nën sektorit “Prodhimi i pijeve”, më së tepërmi janë eksportuar në Shqipëri me 67% dhe Maqedoni me 22%.
—–
Përgjegjësia mbi mohimin:
Ne nuk jemi përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit që arrihen përmes një linqeve elektronike / ndërlidhëse elektronike. Ne shprehimisht nuk e miratojmë përmbajtjen e kësaj faqe në internet si tonën dhe prandaj nuk mund të garantojmë korrektësinë, plotësinë dhe disponueshmërinë e përmbajtjes. Në veçanti, ofruesi i faqes së internetit është përgjegjës për dëmin që vjen nga përdorimi ose mos përdorimi i një informacioni të tillë, dhe jo personi që thjesht i referohet publikimit përkatës përmes linqeve.