Call Center, një sektor që punëson rreth 30 mijë punëtorë dhe ka ende potencial

Me organizim të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe ambasadës Gjermane në Kosovë, është mbajtur sot paneli për Call Center, si mundësi dhe prespektivë për gjermanofolësit në Kosovë, në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane.

Drejtoresha e OEGJK-së, Nora Hasani ka treguar për Clean Call Alliance, ku ata bashkë më ambasadën kanë krijuar grupin e kompanive të pastërta në këtë veprimtari, e cila ka edhe kompani të cilat mashtrojnë tregun gjermano-folës.

“Lidhja me Gjermaninë është shumë e fortë prej shumë kohësh, kur kanë shkuar puntorët shqiptarë atje dhe njohja e gjuhës është një përparësi të madhe sot. Call Clean Alliance është krijuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Ambasada Gjermane për të bërë diferencimin e kompanive 'call center' që kryejnë shërbime shumë të rëndësishme në tregun gjermano-folës nga ato kompani që mashtrojnë”, tha Hasani.

Kompanitë pjesëmarrëse si Baruti AG, Teleperformance apo edhe Kikxxl&Target kanë treguar se ata nuk janë vetëm kompani që thirrin në telefon, por kryejnë edhe shërbime tjera, teksa numri i punëtorëve në këtë sektor në Kosovë u tha se është rreth 30,000.

“2011 kemi filluar me 5 kolegë me punu për tregun gjerman, sot janë 700 kolegë. Japim shërime në fusha të ndryshme, përveç komunikimit e kemi më të theksuar, punojmë në softuers, energji back-office dhe prokurim. Tash jemi në nivelin kur nuk na mjafton vetëm gjuha, por duhet edhe me pasë një profesionalizëm në një aspekt, varësisht nga projekti. Sot janë 30,000 të punësuar në këtë treg”, tha Artan Bajrami, drejtor i KiKxxl&Target, duke potencuar se ky sektori i shërbimeve duhet të ketë më shumë fokus, ngaqë nuk ka ndërlidhje mes shkollimit dhe kërkesës së tregut.

Kurse, Muhamet Veliu nga Baruti AG ka treguar se dikur ky sektor shihej si skemë piramidale.

“Në vitin 2010 kur kam shkuar në Fakultetin Filologjik dhe kam folur për shërbimet tona, e kam parë se studentët e shihnin këtë sektor si skemë piramidale, për shkak të disa kompanive jo-serioze dhe që kanë keqpërdorur tregun gjermano-folës”, ka thënë ai.

Megjithëse në vitin 2019 në Kosovë kishte ardhur nga nga yjet e futbollit gjerman Lothar Matthäus në vizitë me një projekt të kompanisë Teleperformance, mirëpo, “arrestimet në disa call center mashtruese e humbën komplet vëmendjen e publiku”, tha Faton Berisha nga kjo kompani që ka 1700 punëtorë.

Raporti i mirë ndër vite me shtetet gjermano-folëse dhe punësimi i madh që po vjen nga ai drejtim, nga panelistët shtruan kërkesën që gjuha gjermane të futet edhe në shkollë fillore.

Raporti i mirë ndër vite me shtetet gjermano-folëse dhe punësimi i madh që po vjen nga ai drejtim, nga panelistët shtruan kërkesën që gjuha gjermane të futet edhe në shkollë fillore.

“Çdo vit regjistrohen nga 120 studentë në degën tonë. Konkurrenca është e lartë, 3.5 studentë garojnë për një vend”, ka thënë ajo, duke treguar se pikërisht sot ishte 30-vjetori i këtij departamenti në UP.

NA VIZITONI

Zyra e OEGJK-së:

Icon Tower (Kati 9)
Icon Tower, 10000 Prishtinë, Kosovë

E hënë - e premte: 08:00 - 17:00
Na kontaktoni për të caktuar terminin tuaj.

NA NDIQNI NË