RRETH ODËS EKONOMIKE GJERMANO-KOSOVARE
Që nga viti 2012, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) lidh kompani nga Kosova dhe Gjermania dhe krijon mundësi konkrete për bashkëpunim, partneritete dhe rritje në të dy tregjet.
Si anëtar i OEGJK-së, bëheni pjesë e një rrjeti aktiv biznesesh dhe institucionesh. Ju krijohen mundësi për të ndërtuar kontakte të reja biznesi, për të rritur dukshmërinë e kompanisë suaj dhe për t’u lidhur me partnerë potencialë në Kosovë dhe Gjermani.
Përmes rrjetëzimit, takimeve B2B, avokimit për interesat, mbështetjes për hyrje në treg dhe qasjes në informacione relevante për tregun, ju ndihmojmë të krijoni lidhjet e duhura dhe të identifikoni mundësi të reja për zhvillimin e biznesit tuaj.
Mos jini vetëm pjesë e tregut. Bëhuni pjesë e rrjetit që lidh Kosovën dhe Gjermaninë.
Bëhuni anëtar tani!
Qëllimi i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) është përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të ekonomisë gjermane në Kosovë dhe e kompanive kosovare që funksionojnë në Gjermani. Gjithashtu ndër qëllimet primare të OEGJK-së, është edhe thellimi i bashkëpunimit të vazhdueshëm mes bizneseve të dyja vendeve dhe krijimi i hapësirave të nevojshme për rritje të angazhimit biznesor dypalësh.
Vizioni i OEGJK-së, është që në një të ardhme të afërt, të ketë bashkëpunim të shtuar të marrëdhënieve mes ndërmarrjeve kosovare dhe atyre gjermane, për t’i dhënë impaktin e nevojshëm zhvillimit ekonomik të bashkëpunëtorëve tonë e me këtë edhe të të dyja vendeve, me nevojë të shtuar Kosovës.
Nga viti 2017 OEGJK ka këshilluar dhe mbështetur 60 investitorë gjerman për qasje në treg dhe të bërit biznes në Kosovë.
Ngjarje të ardhshme
E hënë deri e premte - 08:30 - 16:30
Email info@oegjk.org