Vendimi e Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi masat e sigurisë për produktet e importuara nga Serbia

Prishtina, 08.10.2024

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare përshëndet vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ndryshuar masën e sigurisë për produktet e importuara nga Serbia. Ky vendim erdhi menjëherë pas Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar, ku kjo çështje ishte një nga temat kryesore të diskutuara, veçanërisht në kontekstin e bashkëpunimit rajonal, Procesit të Berlinit dhe CEFTA-s.

Z. Manuel Sarrazin, i Dërguari i Posaçëm i Qeverisë Federale Gjermane për Ballkanin Perëndimor, së bashku me ekspertët e tjerë pjesëmarrës në Forum, theksuan rëndësinë e këtij hapi gjatë programit kryesor.

Ky vendim jo vetëm që reflekton angazhimin e fuqishëm të Kosovës për përmirësimin e marrëdhënieve rajonale, por gjithashtu sjell lehtësime për markat ndërkombëtare dhe gjermane që u prekën nga masat e mëparshme.

NA VIZITONI

Zyra e OEGJK-së:

Icon Tower (Kati 9)
Icon Tower, 10000 Prishtinë, Kosovë

E hënë - e premte: 08:00 - 17:00
Na kontaktoni për të caktuar terminin tuaj.