Subex është një platformë për mundësitë e bashkëpunimit dhe takime B2B me kompani gjermane që operojnë në rajon, si dhe me kompani nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në industrinë e lehtë (metali, plastika, druri, ushqimi dhe pija, industria tekstilore) dhe sektori i TIK-ut.
Ju mund të merrni pjesë si blerës ose furnizues potencial në këtë ngjarje, dhe gjithashtu keni mundësinë të merrni me qira një stendë ekspozitive me 20% zbritje, nëse jeni anëtar i KDWV-së.
Për më shumë informacione, vizitoni faqen e informacionit: subex-b2b.com
Për Kosovën, ju lutem kontaktoni info@oegjk.org ose +383 38 600 880.