Senior Experten Service
SES

Shërbimi i Ekspertëve Seniorë (SES) është një organizatë që prej vitit 1983 ndihmon në nivel global ekonominë dhe shoqërinë në vende të zhvillimit dhe transformimit duke dërguar specialistë dhe udhëheqës gjermanë të kualifikuar në fushat e tyre.

Senior Experten Service (SES) është fondacioni i Ekonomisë Gjermane për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Ekspertë seniorë të pensionuar mbështesin ndërmarrësit kosovar me njohuritë e tyre. Ata orientohen kryesisht në kompani të vogla dhe të mesme, institucione publike, bashkësi apo komuna, institucione arsimore dhe organizata jo-qeveritare dhe ndërkombëtare.

Shumica e ekspertëve të SES janë në pension. Që nga viti 2017, SES ka hapur regjistrin e ekspertëve të tij edhe për profesionistë të rinj me programin "Weltdienst 30+". Të gjithë ata ndajnë përvojën e tyre profesionale vullnetarisht!

OEGJK është përfaqësues zyrtar i SES në Kosovë, që nga muaji shkurt i vitit 2014!

Benefitet tuaja

1

Ndihma profesionale nga ekspertët gjermanë të SES për fusha të ndryshme të përdorimit

Senior Experten Service ofron kompanive kosovare këshillim dhe zgjidhje të personalizuara për të gjitha fushat e biznesit - duke përfshirë financat, çështjet ligjore, menaxhimin e kompanisë dhe teknologjinë.

2

Gjeni ekspertin tuaj personal të SES-it në një shumëllojshmëri profesionesh dhe sektorësh

Për të gjitha sektorët si industria, bujqësia, administrata, marketingu, artizanati apo menaxhimi - më shumë se 12,000 ekspertë të SES-it nga mbi 50 industri janë të gatshëm të ndajnë përvojën e tyre të gjatë profesionale me kompaninë tuaj.

3

Qëndrimi i ekspertëve të SES-it zgjat rreth 3 deri në 4 javë.

Kostot për ekspertët janë shumë të ulëta (akomodimi dhe ushqimi gjatë qëndrimit, si dhe një shuma të vogël prej 5,00 € në ditë). Mund të ketë një pjesëmarrje në kostot e fluturimit dhe të projektit.

Këshillim i duhur? Me kënaqësi do të ju lidhim me SES-in.

Dërgoni thjesht një kërkesë. Pas përpunimit të kërkesës, ne do ta drejtojmë tek SES. Atje do të zgjidhen kandidatët e përshtatshëm dhe ju do të kontaktohen nga SES.

Personi kontaktues në OEGJK

Elena Elshani

Asistente Ekzekutive