Sektori i industrisë e letrës

Kosova është vendi me popullsinë më të re në Evropë. Më shumë se 70 përqind e popullsisë së saj janë nën moshën 35 vjeç, ka përbërjen demografike për të cilën ëndërron çdo vend. Përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova ofron qasje të lirë në tregun e BE -së, dhe kosto të ulët të punës në krahasim me Evropën Qendrore dhe Lindore, por edhe në krahasim me vendet fqinje, për shkak të një popullsie të re. 

Kosova ka koncentrimin më të lartë të folësve gjermanë në botë, pas vendeve të DACH (Gjermania, Austria dhe Zvicra). 

Niveli i lartë i aftësive gjuhësore në mesin e fuqisë punëtore të Kosovës është një nga përparësitë kryesore konkurruese të vendit ndaj konkurrentëve të tij rajonal. 28.2% e popullsisë flet një gjuhë të huaj dhe 15.9% më shumë se një gjuhë të huaj. 

Nën sektori i letrës është ndër industritë kryesore në botë, konsumi i letrës dhe prodhimi i saj është në rritje të vazhdueshme. Në Kosovë, kryesisht prodhohen: thasë nga letra, qese të letrës, karton i valëzuar për ambalazhim, kutitë sipas kërkesave të tregut, letër kuzhine, tualeti, faculeta, etj. Sa i përket sektorit të letrës, nën aktiviteti i prodhimit të letrës dhe kartonit të valëzuar, si dhe ambalazhit prej letrës dhe kartonit ka një trend pozitiv dhe vërehet një rritje në eksport. Nëse marrim për bazë numrin e ndërmarrjeve dhe punësimin brenda nën sektorit të letrës, atëherë “prodhimi i artikujve prej letrës me përdorim familjar dhe sanitar, letrës së tualetit” prinë si në numër të ndërmarrjes, ashtu edhe në punësim. 

Nën sektori i “Prodhimit të Letrës dhe Produkteve prej Letrës” , në punësim merr pjesë me 1.63%, në numër të ndërmarrjeve me 1.7% dhe në qarkullim vjetor me 1.97%. Në eksportin e përgjithshëm Prodhimi i Letrës dhe Produkteve prej Letrës, merr pjesë me 0.53%, nddërsa në importin e përgjithshëm Prodhimi i Letrës dhe Produkteve prej Letrës, merr pjesë me 1.63%. Në vitin 2021, ndryshimi te nën sektori Letrës dhe Produkteve prej Letrës, është si në vijim: në numrin e ndërmarrjeve - 4.67%, në punësim -10.28%, në qarkullim -0.62%, në eksport 37.5% dhe në import 30.29%, krahasuar me vitin 2020. 

Më shumë informacion në lidhje me industrinë e letrës të Kosovës mund të gjenden në raportin e hollësishëm të disponueshëm në linkun më poshtë: 

https://mint.rks-gov.net/desk/inc/media/800B1A0D-657C-4CA4-9256-D090C2AD7F7E.pdf 

NA VIZITONI

Zyra e OEGJK-së:

Icon Tower (Kati 9)
Icon Tower, 10000 Prishtinë, Kosovë

E hënë - e premte: 08:00 - 17:00
Na kontaktoni për të caktuar terminin tuaj.