Sektori i industrisë e drurit

Kosova është vendi me popullsinë më të re në Evropë. Më shumë se 70 përqind e popullsisë së saj janë nën moshën 35 vjeç, ka përbërjen demografike për të cilën ëndërron çdo vend. Përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova ofron qasje të lirë në tregun e BE -së, dhe kosto të ulët të punës në krahasim me Evropën Qendrore dhe Lindore, por edhe në krahasim me vendet fqinje, për shkak të një popullsie të re. 

Kosova ka koncentrimin më të lartë të folësve gjermanë në botë, pas vendeve të DACH (Gjermania, Austria dhe Zvicra). 

Niveli i lartë i aftësive gjuhësore në mesin e fuqisë punëtore të Kosovës është një nga përparësitë kryesore konkurruese të vendit ndaj konkurrentëve të tij rajonal. 28.2% e popullsisë flet një gjuhë të huaj dhe 15.9% më shumë se një gjuhë të huaj. 

Bazuar në (Inventari Kombëtar i Pyjeve 2012/13), zona pyjore në Kosovë përfshin 481 mijë ha (44.7% të sipërfaqes totale) dhe mund të konsiderohet si një burim i mirë për ekonominë e Kosovës dhe sipas disa analizave nga donatorë të ndryshëm ndërkombëtarë, nënsektori i drurit në Kosovë ka një potencial të madh të zhvillimit ekonomik. 

Sektori i “Prodhimit të Drurit” në punësim merr pjesë me 6.04%, në numër të ndërmarrjeve me 8.71% dhe në qarkullim vjetor me 3.9%. Në eksportin e përgjithshëm Prodhimi i Drurit, merr pjesë me 1.86% dhe në importin e përgjithshëm Prodhimi i Drurit, merr pjesë me 2.09%. Në vitin 2021, ndryshimi te sektori i drurit, në pesë treguesit e analizuar ka shënuar rritje në: numrin e ndërmarrjeve 9.22%, punësim 35.28%, qarkullim 69.13%, eksport 34.69% dhe në import 42.4%, krahasuar me vitin 2020. 

Ndërsa, industria e mobileve është industri e mbizotëruar nga ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, si në Kosovë ashtu edhe në vendet tjera të BE-së. Ndërmarrjet të cilat merren me prodhimin e mobileve janë duke instaluar procesin teknologjik të modernizuar edhe pse kanë vështirësi, në mungesë të financave. Megjithatë produktet në nën sektorin “Prodhimi i mobileve” kanë cilësi të mirë dhe po ashtu kanë trend të rritjes në eksporte. 

Nën sektori i “Prodhimit të Mobileve” në punësim merr pjesë me 12.42%, në numër të ndërmarrjeve me 9.17% dhe në qarkullim vjetor me 9.53%. Në eksportin e përgjithshëm Prodhimi i Mobileve, merr pjesë me 18.52% dhe në importin e përgjithshëm Prodhimi i Mobileve, merr pjesë me 1.31%. Në vitin 2021, ndryshimi te nën sektori i produkteve të mobileve, në pesë treguesit e analizuar ka shënuar rritje në numrin e ndërmarrjeve 6.81%, punësim 28.23%, qarkullim 100%, eksport në vlerë prej 106 milion euro ose mbi 300% dhe në import në vlerë prej 22 milion euro ose 57.48%, krahasuar me vitin 2020. 

Më shumë informacion në lidhje me industrinë e drurit të Kosovës mund të gjenden në raportin e hollësishëm të disponueshëm në linkun më poshtë: 

https://mint.rks-gov.net/desk/inc/media/800B1A0D-657C-4CA4-9256-D090C2AD7F7E.pdf 

NA VIZITONI

Zyra e OEGJK-së:

Icon Tower (Kati 9)
Icon Tower, 10000 Prishtinë, Kosovë

E hënë - e premte: 08:00 - 17:00
Na kontaktoni për të caktuar terminin tuaj.

NA NDIQNI NË