REKOMANDIMET NGA ODA EKONOMIKE GJERMANO-KOSOVARE PËR STRATEGJINË PËR ENERGJINË 2022-2031

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare me datë 31 Maj ka përcjellur te Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli rekomandimet për Strategjinë për Energjinë 2022-2031.

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare me datë 31 Maj ka përcjellur te Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli rekomandimet për Strategjinë për Energjinë 2022-2031.
OEGJK është shumë aktive në avokimin e çështjeve që kanë të bëjnë me energjinë, ku në vitin 2019 me mbështetjen e GIZ-it ka themeluar Rrjetin e Biznesit të Energjisë së Pastër dhe në vitin 2021 ka themeluar Klasterin për Energji të Ripërtëritshme. Sot, sektori i energjisë është një nga sektorët më të goditur nga pandemia Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, të cilat kanë ngadalësuar transportin, tregtinë dhe aktivitetin ekonomik në të gjithë globin. Edhe bizneset e këtij sektori në Kosovë janë përballur me kushte jo të favorshme operimi dhe kërkesat e tyre nuk janë shqyrtuar plotësisht as para situatës së pandemisë. Ata konsiderojnë se është momenti i fundit kur shteti duhet të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të ndihmuar këtë sektor dhe në këtë mënyrë të shmangen problemet serioze që mund të çojnë në mbylljen e një numri të madh biznesesh.

Rekomandimet e plota i gjeni këtu.

NA VIZITONI

Zyra e OEGJK-së:

Icon Tower (Kati 9)
Icon Tower, 10000 Prishtinë, Kosovë

E hënë - e premte: 08:00 - 17:00
Na kontaktoni për të caktuar terminin tuaj.