Marrëdhënie qeveritare
Departamenti për avokim dhe marrëdhëniet me qeverinë bashkon interesat e sektorëve, që janë të përfaqësuara në OEGJK apo të të gjithë anëtarësisë dhe në këtë mënyrë përfaqëson kompanitë e saj anëtare në raport me institucionet kosovare. Komuniteti i biznesit gjermano-kosovar mund të mbështetet në një përfaqësim të interesave që ndihmon në formësimin e agjendës ekonomike të Kosovës dhe përmirësimin e kushteve kornizë për investitorët gjermanë. Në të njëjtën kohë, ky departament është në dialog të drejtpërdrejtë me vendimmarrësit politikë dhe shërben jo vetëm si zë i bizneseve anëtare karshi institucioneve, por ka dhe rol informues për anëtarët e saj.
Përveç avokimit, ky departament menaxhon edhe gjashtë grupet e punës, ose Kllasterët, brenda OEGJK-së dhe përgatit e publikon raporte ekonomike që janë në përputhje me agjendën dhe misionin e organizatës.
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare është anëtare në:
- Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime (KKEI)
- Këshillin për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe për të rritur, që operon në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit
- Arbeitsgruppe zur Implementierung des Projekts „Einheitliches Kontaktfenster“, die im Rahmen des Ministeriums für Finanzen, Arbeit und Transfers operiert
- Task-Forcës për inicimin dhe implementimin e arsimit dual në kuadër të Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, që operon në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit