Nën kujdesin e Ministrisë Federale të Ekonomisë dhe Energjisë të Republikës Federale të Gjermanisë (BMWi), do të mbahet Konferenca e shtatë "Iniciativa për gjetjen e kompanive-furnizuese nga vendet e Ballkanit Perëndimor për kompanitë prodhuese gjermane".
Kjo ngjarje është pjesë e projektit të Ministrisë Federale të Ekonomisë dhe Energjisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për të mbështetur kompanitë e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të programit për hapjen e tregjeve të reja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare bashkë me Delegacionin e Odës Ekonomike Gjermane në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Odat Ekonomike Gjermane të rajonit si dhe Asociacioni Federal për Menaxhimin e zinxhirit të furnizimit, blerjeve dhe logjistike (BME) i ftojnë bizneset që të aplikojnë për takime B2B me kompani gjermane.
Qëllimi i projektit është që kompanitë e përzgjedhura nga Ballkani Perëndimor të kenë takime me kompani gjermane të interesuara në vendosjen e kontakteve të biznesit me prodhuesit në rajonin tonë, si furnizues të tyre të mundshëm të mallrave dhe shërbimeve nga sektorë të caktuara.
56 kompani gjermane janë regjistruar me përshkrime të hollësishme të aktivitetit të kompanisë dhe kërkesat e tyre specifike. Kërkohen prodhues të sektorit të përpunimit të metalit, plastikës, drurit, tekstilit, farmaceutikës si dhe ofrues të shërbimeve për IT dhe të industrisë kreative. Kompanitë kosovare mund të aplikojnë për t’u kualifikuar për takimet B2B deri më date 24.06.2021
Interesi juaj për të marrë pjesë në këto takime iniciohet duke kontaktuar Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare në info@oegjk.org jo më vonë se 24.06.2021
OEGJK më pastaj ua përcjellë të gjitha informacionet rreth kërkesave të kompanive gjermane dhe formularët për aplikim.
Aplikimi dhe pjesëmarrja janë pa pagesë.