Rrjeti i Bizneseve për Energji të Pastër (RrBEP-N4CEB)
Rrjeti i Bizneseve për Energji të Pastër (RrBEP-N4CEB) u themelua në vitin 2019 nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, me mbështetje nga Republika Federale e Gjermanisë përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).
Rrjeti shërben si platformë për dialog mes institucioneve publike dhe sektorit privat, duke i ofruar një zë të fuqishëm sektorit privat në adresimin e kërkesave dhe sfidave që kompanitë kanë. Po ashtu ofron hapësirë për rrjetëzim për kompani, shoqata, institucione të arsimit të lartë dhe ekspertë të fushës së energjisë së ripërtëritshme dhe efiçiencës së energjisë në Kosovë.
Përveç promovimit të debatit publik, N4CEB kontribuon në ofrimin e rekomandimeve për kornizat ligjore tek autoritetet, duke mbështetur kështu zhvillimin e sektorit.
Që nga themelimi, N4CEB ka partner kryesor Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, përmes Zëvendës Ambasadorit z. Matthias Conrad.
Synimi:
- Rritja e Ndërgjegjësimit dhe Angazhimit: Rritja e ndërgjegjësimit dhe angazhimit të palëve kyçe të interesit në sektorin e energjisë së pastër për vizionin dhe objektivat për tranzicionin energjetik në Kosovë deri në vitin 2030.
- Forcimi i Kanaleve të Komunikimit: Dialog i rregullt mes bizneseve gjermane dhe kosovare, përfaqësuesve të Qeverisë, Ambasadës Gjermane, organizatave të ndryshme ndërkombëtare, përfaqësues të arsimit të lartë si dhe ekspertëve në sektorin e energjisë.
- Zgjidhje Rregullative: Identifikimi dhe diskutimi i çështjeve rregullatore dhe pengesave ligjore që pengojnë zhvillimin e sektorit të energjisë së pastër në Kosovë, si dhe bashkëpunimi me institucione relevante për zgjidhje të përbashkëta.
- Koordinimi i Vazhdueshëm: Rishikimi i vazhdueshëm i progresit dhe identifikimi i mundësive të reja.
- Përçimi i Njohurive dhe Teknologjisë: Mësimi nga teknologjitë e pastërta energjetike të Gjermanisë, duke promovuar inovacionin në industrinë e energjisë së pastër në Kosovë.
Veprimtaritë
Projekti gjatë 2024 do të përfshijë:
I. Takime të Rregullta të Akterëve
II. Punëtori për Çështjet Rregullatore
III. Mëngjese Pune
IV. Udhëtim në Gjermani
V. Forumin e Energjisë në kuadër të Forumit të dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar
VI. Fushata Informuese
Bëhuni pjesë e Rrjetit N4CEB
Për t'ju bashkuar Rrjetit të Bizneseve për Energji të Pastër (N4CEB) ju ftojmë të plotësoni Formularin e Aplikimit.







Personi kontaktues në OEGJK
ERIOLA MUHAXHIRI
Udhëheqëse e departamentit për Avokim dhe Marrëdhënie Qeveritare

