Ky raport ka të bëj me tranzicionin energjetik në Kosovë që ka për qëllim dekarbonizimin e sektorit të enërgjisë në zero karbon deri në 2050, ashtu si dhe shtetet e BE, duke zvogëluar emetimet e CO2 të cilat kanë ndikim negativ në klimë. Përmes prezantimit dhe analizës së barrierave me të cilat perballet komuniteti I bizneseve që kanë të bëjnë me BRE-të në Kosovë, ky hulumtin do t’u përgjigjet shumë pikëpyetjeve dhe do të nxjerrë në pah çështjet kryesore që duhet të përshtaten apo rregullohen nga Kosova për ta ndihmuar në tranzicionin e saj energjetik, i cili, krahas tjerash, përfshin një rritje në përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të enërgjise dhe fuqizimin e konsumatorëve final.