Shërbimi i ekspertëve seniorë
SES

Shërbimi i Ekspertëve Seniorë (SES) është një organizatë që prej vitit 1983 ndihmon në nivel global ekonominë dhe shoqërinë në vendet në zhvillim, duke dërguar specialistë dhe udhëheqës gjermanë të kualifikuar në fushat e tyre.

Senior Expert Service (SES) është fondacioni i Ekonomisë Gjermane për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Ekspertë seniorë të pensionuar mbështesin ndërmarrësit kosovar me njohuritë e tyre. Ata orientohen kryesisht në kompani të vogla dhe të mesme, institucione publike, bashkësi apo komuna, institucione arsimore dhe organizata jo-qeveritare dhe ndërkombëtare.

Shumica e ekspertëve të SES janë në pension. Që nga viti 2017, SES me Shërbimin Botëror 30+ ka hapur regjistrin e ekspertëve dhe për profesionistët e rinj. Të gjithë japin përvojën e tyre profesionale në mënyrë vullnetare!

OEGJK është përfaqësues zyrtar i SES në Kosovë, që nga muaji shkurt i vitit 2014!

Benefitet tuaja

1

Ndihma profesionale nga ekspertët gjermanë të SES për fusha të ndryshme të përdorimit

Senior Expert Service ofron kompanive kosovare këshillim dhe zgjidhje të personalizuara për të gjitha fushat e biznesit - duke përfshirë financat, çështjet ligjore, menaxhimin e kompanisë dhe teknologjinë.

2

Gjeni ekspertin tuaj personal të SES-it në një shumëllojshmëri profesionesh dhe sektorësh

Për të gjitha sektorët si industria, bujqësia, administrata, marketingu, artizanati apo menaxhimi - më shumë se 12,000 ekspertë të SES-it nga mbi 50 industri janë të gatshëm të ndajnë përvojën e tyre të gjatë profesionale me kompaninë tuaj.

3

Qëndrimi i Ekspertëve të SES-it zgjat rreth 3 deri në 4 Javë

SES Eksperti do të angazhohet në kompaninë tuaj për 3-4 javë, duke punuar çdo ditë me stafin tuaj për të ofruar trajnime dhe për të arritur qëllimet tuaja të përcaktuara paraprakisht. Nëse është e nevojshme, eksperti mund të ri-angazhohet për një periudhë më të gjatë në entitetin tuaj.

Të gjitha transakcionet rreth angazhimit të ekspertit, ju i realizoni drejtpërdrejtë me SES.

Për të përfituar nga ekspertiza e një SES eksperti, ju duhet të mbuloni shpenzimet lokale, të cilat janë:

  1. Akomodimi (Hotel/Banesë)
  2. Ushqimi (mëngjesi, dreka dhe darka)
  3. Transporti lokal
  4. Përkthimi (nëse është e nevojshme). Zakonisht ekspertët e flasin gjuhën angleze.
  5. Kosto e projektit prej 150,00 € , mbulohet vetëm nga kompanitë
  6. Meditjet ditore prej 5,00 € * ditët e qëndrimit, mbulohen vetëm nga kompanitë që kanë mbi 50 punonjës

Këshillim i duhur? Me kënaqësi do të ju lidhim me SES-in.

Dërgoni thjesht një kërkesë. Pas përpunimit të kërkesës, ne do ta drejtojmë tek SES. Atje do të zgjidhen kandidatët e përshtatshëm dhe ju do të kontaktohen nga SES.

Personi kontaktues në OEGJK

Elena Elshani

Asistente Ekzekutive