Kosova është vendi me popullsinë më të re në Evropë. Më shumë se 70 përqind e popullsisë së saj janë nën moshën 35 vjeç, ka përbërjen demografike për të cilën ëndërron çdo vend. Përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova ofron qasje të lirë në tregun e BE -së, dhe kosto të ulët të punës në krahasim me Evropën Qendrore dhe Lindore, por edhe në krahasim me vendet fqinje, për shkak të një popullsie të re.
Kosova ka koncentrimin më të lartë të folësve gjermanë në botë, pas vendeve të DACH (Gjermania, Austria dhe Zvicra).
Niveli i lartë i aftësive gjuhësore në mesin e fuqisë punëtore të Kosovës është një nga përparësitë kryesore konkurruese të vendit ndaj konkurrentëve të tij rajonal. 28.2% e popullsisë flet një gjuhë të huaj dhe 15.9% më shumë se një gjuhë të huaj.
Industria e lëkurës në Kosovë e ka zanafillën në traditën e regjësve të lëkurës dhe saraçëve për përpunimin e lëkurës dhe prodhimin e këpucëve dhe daton që nga viti 1945.
Prodhimet e lëkurë-këpucëve kanë filluar rënie sistematike të prodhimit industrial që nga viti 1989/1990, si pasojë e regjimit i cili zgjati deri në periudhën e luftës në vitet 1998/1999. Nga analizat statistikore të këtij nën sektori, ky nën sektor ka vetëm 39 ndërmarrje.
Nën sektori i “Prodhimit të Lëkurës dhe Produkteve prej Lëkurës”, në punësim merr pjesë me 1.03%, në numër të ndërmarrjeve me 0.65% dhe në qarkullim vjetor me 0.42%. Në eksportin e përgjithshëm prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës, merr pjesë me 0.44%, ndërsa në importin e përgjithshëm prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej Lëkurës, merr pjesë me 1.07%. Në vitin 2021, ndryshimi te nën sektori i Lëkurës dhe Produkteve prej Lëkurës, është si në vijim: në numrin e ndërmarrjeve -9.3%, në punësim -3.3%, në qarkullim 43.37%, në eksport 42.18% dhe në import 31.1%, krahasuar me vitin 2020.
Më shumë informacion në lidhje me industrinë e lëkurës të Kosovës mund të gjenden në raportin e hollësishëm të disponueshëm në linkun më poshtë:
https://mint.rks-gov.net/desk/inc/media/800B1A0D-657C-4CA4-9256-D090C2AD7F7E.pdf