Procesi i Berlinit filloi në 2014 me iniciativën e Qeverisë Federale. Që nga viti 2014, Procesi i Berlinit ka synuar të përmirësojë dhe intensifikojë integrimin rajonal. Është krijuar për të ndihmuar në përshpejtimin e përafrimit të të gjithë rajonit me BE.
Këtë vit është ftuar Drejtoresha Menaxhuese e OEGJK-së Nora Hasani, nga Aspen Institute Gjermani, Shoqata e Evropës Juglindore dhe Ministria Federale për Punë të Jashtme e Gjermanisë ta moderojë panelin e diskutimit rreth temës “Enhancing Integrity Compliance in Infrastructure Projects”, që është pjesë e Forumit të Ballkanit Perëndimor “Civil Society & Think Tank Forum II: Berlin 2021”, që organizohet në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.
Jemi krenar që Oda jonë tanimë është prezente dhe në ngjarje të rëndësishme si Samiti i Berlinit!