Yll Dushi zgjidhet President i Bordit të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK)

Prishtinë, më 2 Qershor 2025

Die Kosovarisch-Deutsche Wirtschaftsvereinigung (KDWV) hat im Rahmen ihrer 14. Mitgliederversammlung einen neuen Vorstand sowie den neuen Präsidenten des Vorstands gewählt. An der Versammlung nahmen rund 100 Vertreter der Mitgliedsunternehmen teil.

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) ka zgjedhur Bordin dhe Presidentin e ri të Bordit në Kuvendin e 14-të të Anëtarëve, ku morën pjesë afro 100 përfaqësues të bizneseve anëtare të organizatës.

Bordi i ri OEGJK-së tani ka përbërjen vijuese:

  • Yll Dushi, President Bordi
  • Moritz Remé, Zv. President Bordi
  • Driton Hapçiu, Theasarist
  • Kristian Kabashi, Anëtar Bordi
  • Kushtrim Grainca, Anëtar Bordi
  • Aris Abdullahu, Anëtar Bordi
  • Eta Morina, Anëtare Bordi

Presidenti i ri i Bordit, Yll Dushi – bashkëthemelues i OneFor dhe me një përvojë të gjatë në sektorin bankar dhe financiar – pas emërimit të tij deklaroi:

“Jam i nderuar që jam zgjedhur President i Bordit të Drejtorëve të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare. Ky rol përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ekonomik dhe investimet e ndërsjella mes Kosovës dhe Gjermanisë. Me padurim pres të bashkëpunoj ngushtë me anëtarët tanë, partnerët dhe institucionet për të mbështetur një mjedis biznesor dinamik dhe me vizion të qartë për të ardhmen”.

Gjatë Asamblesë, Drejtori Ekzekutiv i OEGJK-së, Besnik Vasolli, prezantoi objektivat dhe strategjitë e reja të organizatës si dhe theksoi rolin thelbësor të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare në thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, duke e cilësuar atë si një urë të besueshme që lidh vizionet strategjike të dy ekonomive.

Anëtarët e deritashëm të bordit u nderuan me mirënjohje për kontributin e tyre dy-vjeçar në arritjen e objektivave strategjike.

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) ka rreth 200 anëtarë dhe është një organizatë që promovon bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin ndërmjet bizneseve gjermane dhe kosovare.

NA VIZITONI

Zyra e OEGJK-së:

Icon Tower (Kati 9)
Icon Tower, 10000 Prishtinë, Kosovë

E hënë - e premte: 08:00 - 17:00
Na kontaktoni për të caktuar terminin tuaj.