Prishtinë, më 23.04.2024
Ambasadori gjerman, Jörn Rohde, Zëvendësambasadori, Matthias Conrad, dhe Nora Hasani, Drejtoreshë Ekzekutive e OEGJK, vizituan investitorin gjerman, MUNDA Kosova.
Kjo joint venture, e specializuar në furnizimin e pjesëve të makinave premium gjermane, tashmë ka filluar fazën e paraprodhimit, ndërsa prodhimi në shkallë të plotë është i planifikuar të fillojë këtë vjeshtë.
Që nga viti 2021, OEGJK ka mbështetur në mënyrë aktive kompaninë MUNDA Kosova. Pjesëmarrja e tyre në Forumin Ekonomik Gjermano-Kosovar 2022 luajti një rol të rëndësishëm në vendimmarrjen e tyre për të investuar në Kosovë. Investimi i MUNDA dëshmon potencialin e madh të Kosovës.
Kushtrim Grainca, Menaxheri i Fabrikës për Kosovë, shpjegoi procesin e prodhimit. Kushtrimi, i lindur dhe i rritur në Gjermani, është kthyer në vendlindjen e prindërve të tij për të kontribuar në suksesin e kompanisë. MUNDA Kosova përfaqëson vlera thelbësore si përfshirja, barazia gjinore dhe diversiteti. Ne krenohemi me angazhimin e tyre për rikthimin e kuadrove në Kosovë, pasi ata kanë trajnuar tre inxhinierë përmes Programit të Bursave Zoran Djindjic në selinë e tyre në Gjermani dhe i kanë punësuar në Kosovë.