BORDI I ODËS EKONOMIKE GJERMANO KOSOVARE PRITET NGA ZYRA E KANCELARIT GJERMAN

Prishtinë, më 16.02.2024

Delegacioni zyrtar i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), udhëhequr nga Kryetarja e Bordit, Eriola Bibolli, i shoqëruar nga anëtarët e bordit të OEGJK së, Hana Qerimi dhe Drinor Selmanaj, Drejtoresha Ekzekutive Nora Hasani si dhe Udhëheqësja e Market Entry, Besarta Hyseni, zhvilloi një vizitë zyrtare në Berlin.

Delegacioni pati disa takime të rëndësishme gjatë vizitës, me fokus në forcimin e lidhjeve bilaterale dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, si dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta përgjatë vitit 2024.

Gjatë vizitës, anëtarët e delegacionit të KDWV-së kanë zhvilluar takime me:

  • Departamentin për Bashkëpunim Ekonomik Ndërkombëtar / Zyra e Kancelarit Scholz
  • Departamentin për Zgjerimin e BE-së, Evropën Juglindore, Turqinë / Ministria Federale për Ekonomi dhe Mbrojtje të KlimësD
  • Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë / DIHK
  • Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane / Ost-Ausschuss der deutschen Wirtschaft
  • German Economic Team / Berlin Economics
  • OASA e.V.

Delegacioni ishte ftuar në pritjen e Vitit të Ri të Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane, ku fjalë rasti mbajti Ministri Federal i Financave, Christian Lindner. Gjatë pritjes, anëtarët e delegacionit të OEGJK-së kanë pasur takime të vlefshme me biznese gjermane dhe përfaqësuesit e institucioneve gjermane dhe ndërkombëtare.

Delegacioni i OEGJK-së pati mundësinë të informonte bashkëpunëtorët gjermanë për rolin e OEGJK-së, zhvillimet ekonomike të fundit në vend, dhe nismat e vazhdueshme që synojnë forcimin e marrëdhënieve bilaterale.

NA VIZITONI

Zyra e OEGJK-së:

Icon Tower (Kati 9)
Icon Tower, 10000 Prishtinë, Kosovë

E hënë - e premte: 08:00 - 17:00
Na kontaktoni për të caktuar terminin tuaj.