Prishtinë, më 9 shkurt 2024
Sot Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare e ka vizituar një delegacion gjerman, i prirë nga deputeti dhe njëherësh zëdhënësi nga radhët e partisë FDP, z. Thomas Hacker, i cili u shoqërua nga Drejtori i Friedrich-Naumann-Stiftung, z. Markus Kaiser. Ky delegacion u prit nga drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, znj. Nora Hasani dhe znj. Besarta Hyseni.
Përgjatë takimit, znj. Hasani e informoi deputetin Hacker mbi zhvillimet e fundit ekonomike, shkëmbimin tragtar mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe mbi investimet gjermane që po bëhen në Kosovë.
Një nga temat kryesore të diskutimit ishte edhe Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar, ku pas edicionit të parë që ishte shumë i suksesshëm, këtë vit në muajin tetor do të mbahet edicioni i dytë i Forumit Ekonomik. Edicioni i parë i Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar ka pasur një ndikim mjaftë pozitiv dhe ka zgjuar kurreshtjen e kompanive gjermane për investim në tregun kosovar, ku edhe nga z. Hacker është parë si një mundësi për të intensifikuar edhe më tej marrëdhëniet bilaterale ekonomike mes dy vendeve.