Arsimi dhe Aftësimi profesional (VET)
Duke marr parasysh sfidat e vazhdueshme të mospërputhjes së shkathtësive me kërkesat e tregut të punës, papunësisë së lartë të të rinjëve dhe migrimit të fuqisë punëtore, sistemi i arsimit në Kosovë ka nevoj për reformim dhe harmonizim në mes të institucioneve publike dhe sektorit privat. Arsimi dhe Aftësimi Profesional Dual si formë e kombinuar e mësimit praktik në kompani dhe në shkolla profesionale luan një rol të rëndësishëm në ekonomitë e vendeve.
Përputhja e aftësive të fituara në arsim me ato të kërkuara nga tregu i punës, përveç që ndikon në zvogëlimin e papunësueshmërisë, nxitë edhe rritjen ekonomike si edhe është indikator i rëndësishëm për tërheqjen e investimeve të huaja direkte (IHD) në Kosovë.
Me qëllim të adresimit të sfidave, ndërgjegjësimit të institucioneve publike dhe private por edhe rritjes së punësueshmërisë së të rinjëve në vend, OEGJK ka themeluar Klasterin për Edukim Profesional Dual, i cili është zëri i sektorit privat lidhur zhvillimet në sistemin arsimor në Kosovë.
Anëtarët i klasterit
Na kontaktoni
E hënë deri e premte - 08:30 - 16:30
Email info@oegjk.org