Kosova është vendi me popullsinë më të re në Evropë. Më shumë se 70 përqind e popullsisë së saj janë nën moshën 35 vjeç, ka përbërjen demografike për të cilën ëndërron çdo vend. Përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova ofron qasje të lirë në tregun e BE -së, dhe kosto të ulët të punës në krahasim me Evropën Qendrore dhe Lindore, por edhe në krahasim me vendet fqinje, për shkak të një popullsie të re.

Kosova ka koncentrimin më të lartë të folësve gjermanë në botë, pas vendeve të DACH (Gjermania, Austria dhe Zvicra).

Niveli i lartë i aftësive gjuhësore në mesin e fuqisë punëtore të Kosovës është një nga përparësitë kryesore konkurruese të vendit ndaj konkurrentëve të tij rajonalë. 28.2% e popullsisë flet një gjuhë të huaj dhe 15.9% më shumë se një gjuhë të huaj.

 

Kosova ka potencial të madh për zhvillimin e këtij sektori duke u bazuar me një reliev të pasur, me toka të bollshme pjellore për kultivimin e produkteve bujqësore. Për këtë arsye, investitorët kanë mundësi të madhe për të investuar në industrinë e përpunimit të ushqimit.

 

Eksportet në nën sektorin “Përpunimi i produkteve ushqimore” gjatë vitit 2020, në Sektorin C, marrin pjesë me 8.83% por që krahasuar me vitin paraprak, ka shënuar rritje për 17.51%, ndërsa dominohen nga importet me 15.24%.

 

Në vitin 2020 nën sektori “Përpunimi i produkteve ushqimore”, ka 8081 të punësuar në 1369 ndërmarrje dhe qarkullim në vlerë prej 320.08 milion euro. Në vitin 2020, ky nën sektor ka shënuar rritje në punësim për 20%, në numër të ndërmarrjeve për 18% dhe në qarkullim për 17%, krahasuar me vitin 2019.

 

Vlera totale e eksporteve te nën sektori “Përpunimi i produkteve ushqimore” është 33.402 milion euro. Eksporti me vendet e BE-së është 40%, me vendet e CEFTA-së 47%, me vendet e EFTA-së 3% dhe vendet tjera 10%.

———–

Përgjegjësia mbi mohimin:

Ne nuk jemi përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit që arrihen përmes një linqeve elektronike / ndërlidhëse elektronike. Ne shprehimisht nuk e miratojmë përmbajtjen e kësaj faqe në internet si tonën dhe prandaj nuk mund të garantojmë korrektësinë, plotësinë dhe disponueshmërinë e përmbajtjes. Në veçanti, ofruesi i faqes së internetit është përgjegjës për dëmin që vjen nga përdorimi ose mos përdorimi i një informacioni të tillë, dhe jo personi që thjesht i referohet publikimit përkatës përmes linqeve.