Kosova është vendi me popullsinë më të re në Evropë. Më shumë se 70 përqind e popullsisë së saj janë nën moshën 35 vjeç, dhe ka përbërjen demografike për të cilën ëndërron çdo vend. Përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova ofron qasje të lirë në tregun e BE -së, dhe kosto të ulët të punës në krahasim me Evropën Qendrore dhe Lindore, por edhe në krahasim me vendet fqinje, për shkak të një popullsie të re.

 

Kosova ka koncentrimin më të lartë të folësve gjermanë në botë, pas vendeve të DACH (Gjermania, Austria dhe Zvicra).

 

Niveli i lartë i aftësive gjuhësore në mesin e fuqisë punëtore të Kosovës është një nga përparësitë kryesore konkurruese të vendit ndaj konkurrentëve të tij rajonalë. 28.2% e popullsisë flet një gjuhë të huaj dhe 15.9% më shumë se një gjuhë të huaj.

 

Nën sektori i prodhimit të mobileve, në kuadër të nën sektorëve të industrisë përpunuese (sektorit C), në punësim radhitet në vendin e pestë me 8.87%. Ky nën sektor për nga numri i ndërmarrjeve dhe eksportit radhitet në vendin e gjashtë, derisa në import, radhitet në vendin e nëntëmbëdhjetë krahasuar me nën sektorët tjerë të industrisë përpunuese -Sektori C.

 

Në kuadër të këtij nën sektori, për nga numri i ndërmarrjeve, prinë aktiviteti “prodhimi i mobileve të kuzhinës”, deri sa në punësim, në eksport dhe import prinë “prodhimi i mobileve të tjera”.

 

Punësimi te nën sektori i mobileve, është i përqendruar më së tepërmi te aktiviteti “prodhimi i mobileve të tjera” me 43.60%, pastaj kemi një përfshirje të punësuarve te “prodhimi i mobileve të kuzhinës” me 25.15% dhe 18.06% e të punësuarve është te aktiviteti “prodhimi i dyshekëve”.

 

Përqendrimi më i madh i eksporteve të Kosovës për prodhimet e produkteve në kuadër të aktiviteteve të këtij nën sektori, është në vendet e EFTA-së me 53.55%, duke pas parasysh Zvicrën, pastaj ato të BE-së me 34.62%, në vendet e CEFTA-së me 11.35% dhe në Vendet tjera vetëm me 0.48%.

 

Krahasimi i importit të aktiviteteve te nën sektori i mobileve, tregon se me 47.24%, prinë aktiviteti i “prodhimit të mobileve tjera prej druri”, pastaj radhitet “prodhimi i mobileve në përgjithësi dhe mobileve tjera për zyrë dhe dyqane”, me 45.97 %, “prodhimi i dyshekëve” me 5.05% dhe “prodhimi i mobileve të kuzhinës” me 1.73%.

 

Më shumë informacion në lidhje me industrinë e mobileve të Kosovës mund të gjenden në raportin në linkun më poshtë:

 

Burimi 1

 

———

Përgjegjësia mbi mohimin:

Ne nuk jemi përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit që arrihen përmes një linqeve elektronike / ndërlidhëse elektronike. Ne shprehimisht nuk e miratojmë përmbajtjen e kësaj faqe në internet si tonën dhe prandaj nuk mund të garantojmë korrektësinë, plotësinë dhe disponueshmërinë e përmbajtjes. Në veçanti, ofruesi i faqes së internetit është përgjegjës për dëmin që vjen nga përdorimi ose mos përdorimi i një informacioni të tillë, dhe jo personi që thjesht i referohet publikimit përkatës përmes linqeve.