
Kosova është vendi me popullsinë më të re në Evropë. Më shumë se 70 përqind e popullsisë së saj janë nën moshën 35 vjeç, ka përbërjen demografike për të cilën ëndërron çdo vend. Përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova ofron qasje të lirë në tregun e BE -së, dhe kosto të ulët të punës në krahasim me Evropën Qendrore dhe Lindore, por edhe në krahasim me vendet fqinje, për shkak të një popullsie të re.
Kosova ka koncentrimin më të lartë të folësve gjermanë në botë, pas vendeve të DACH (Gjermania, Austria dhe Zvicra).
Niveli i lartë i aftësive gjuhësore në mesin e fuqisë punëtore të Kosovës është një nga përparësitë kryesore konkurruese të vendit ndaj konkurrentëve të tij rajonalë. 28.2% e popullsisë flet një gjuhë të huaj dhe 15.9% më shumë se një gjuhë të huaj.
Nën sektori i letrës është ndër industritë kryesore në botë, konsumi i letrës dhe prodhimi i saj është në rritje të vazhdueshme.
Në Kosovë, kryesisht prodhohen: thasë nga letra, qese të letrës, karton i valëzuar për ambalazhim, kutitë sipas kërkesave të tregut, letër kuzhine, tualeti, faculeta, etj.
Sa i përket sektorit të letrës, nën aktiviteti i prodhimit të letrës dhe kartonit të valëzuar, si dhe ambalazhit prej letrës dhe kartonit ka një trend pozitiv dhe vërehet një rritje në eksport. Nëse marrim për bazë numrin e ndërmarrjeve dhe punësimin brenda nën sektorit të letrës, atëherë “prodhimi i artikujve prej letrës me përdorim familjar dhe sanitar, letrës së tualetit” prinë si në numër të ndërmarrjes, ashtu edhe në punësim.
Shikuar nga numri i ndërmarrjeve dhe punësimit, sektori i letrës nuk ka ndikim aq të lartë në numër të ndërmarrjeve dhe punësim, megjithatë si nën sektor, në vitin 2019, rritje ka shënuar në punësim për 7.67% dhe në qarkullim për 18.72%, derisa në numër të ndërmarrjeve ka rënie për 4.12%, krahasuar me vitin 2018.
Eksporti te nën sektori “Prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës”, ka shënuar rënie në vitin 2019 për 15.73% dhe në vitin 2018 për 5.28%, krahasuar me vitin paraprak. Importi te ky nën sektor, ka shënuar rritje në vitin 2019 për 5.88%, dhe në vitin 2018 për 3.64%, krahasuar me vitin paraprak.
———
Përgjegjësia mbi mohimin:
Ne nuk jemi përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të internetit që arrihen përmes një linqeve elektronike / ndërlidhëse elektronike. Ne shprehimisht nuk e miratojmë përmbajtjen e kësaj faqe në internet si tonën dhe prandaj nuk mund të garantojmë korrektësinë, plotësinë dhe disponueshmërinë e përmbajtjes. Në veçanti, ofruesi i faqes së internetit është përgjegjës për dëmin që vjen nga përdorimi ose mos përdorimi i një informacioni të tillë, dhe jo personi që thjesht i referohet publikimit përkatës përmes linqeve.